“Dy djemtë filluan të talleshin, jo merre ti për nuse, jo…” Vëllai i autorit: I kishin marrë llogarinë në rrjetin social

“Dy djemtë filluan të talleshin, jo merre ti për nuse, jo…” Vëllai i autorit: I kishin marrë llogarinë në rrjetin social

October 13, 2022 0

Fatmir Mjeshtri, vëllai i Fiqiri Mjeshtrit që shkaktoi masakrën në Klos, tregoi se 17-vjeçari Kenado Shira kërcënonte mbesën e tij me foto e video nudo, si edhe e shantazhonte. Madje sipas tij, viktima i kishte marrë llogarinë në rrjetin social vajzës dhe i shkruante “dikujt tjetër”.

Ai tregoi se teksa ishin ulur në tavolinë, babai i adoleshentit, Ilir Shira ka thënë se “vajzën nuk e marrim nuse për Kenadon, pasi kishte lidhje dashurie me Renato Hasulën.

Në këtë moment, Fatmir Mjeshtri ka i ka kërkuar Eglantin Hasulës të merrte djalin dhe të shkonin në lokal për tu sqaruar. Por dy adoleshentët kanë nisur të tallen me situatën në prani të babait të vajzës, Fiqëri Mjeshtrit.

Ky i fundit pasi ka marrë përgjigje negative për lidhjen e miqësisë me familjen Shira, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim 2 viktimave, Kenando dhe Ilir Shirës, si edhe dy të plagosurve Reanto e Eglantin Sula.

“U ngrit vëllai, u rrotullua. Mendova se u ngrit me ik, se dija që kishte armë dhe do e parandalonim, nuk i dhamë hall, vetëm krisëm arme e binin në tokë. Unë ika me vrap, vëllai më guximtar mori një nga çunat me i dhënë ndihmë, kishte qenë djali i Hasulës”, tregoi ai në emisionin “Me zemër të hapur” të Evis Ahmetit.

Fatmir Hasula: “Në momentin që ishim duke ngrënë bukë, e ka marrë Shira në telefon Besnikun dhe i tha hajde takohemi. Janë ulur në tavolinë dhe kanë biseduar si të mbyllnin muhabetin. Unë isha në këmbë para lokalit, s’doja të shkoja në lokal por më thirri i ati Ilir më tha “hajde se djali im s’ka aq shumë faj sa thoni”.

Djali i ka pas vjedhur adresën gocës dhe i shkruante dikujt tjetër. I thashë Ilir Shira mesazhet i zbardh prokuroria, më tha “nuk e marr se ka pasur lidhje me një person tjetër”.

Më tha a e marr në telefon Eglantin Hasulën dhe po i thashë. E telefonova, mori djalin Renatorn dhe erdhi në kafe. Shpjegoni se cili ka bërë këtë, e cili atë. Dy çunat nisën të talleshin, ti më ke thënë e ke takuar, ti atje, jo merre ti për nuse, jo merre ti.

Babai i vajzës tha “po talleni, do e mbyllni apo jo”. Jo tha “nuk merr fund”. U ngrit vëllai, u rrotullua. Mendova se u ngrit me ik, se dija që kishte armë dhe do e parandalonim, nuk i dhamë hall, vetëm krisëm arme e binin në tokë. Unë ika me vrap, vëllai më guximtar mori një nga çunat me i dhënë ndihmë, kishte qenë djali i Hasulës. Vëllai Besniku frenoi dhe e kapi me djalin me dorë, dërgojeni në spital të mos vdesë. Unë jam nis në këmbë kam ikur në shtëpi, vëllai tjetër iku nga ana tjetër dhe kishte ardhur afër shtëpisë. Ndodhi fatkeqësia, nuk ia urojmë kujt. Na tha policia na jep numrin e vëllait e morën në telefon i thamë hajde dorëzohu, i folëm të gjithë, i thamë “burgu për burra është”.”

revista.one/