Dy burra dhe dy gra, turistët rusë gjenden të vdekur në dhomën e saunas në hotel “Gloria” në Qerret
October 15, 2021Dy burra dhe dy gra janë gjetur të vdhttps://streamable.com/5lp4awekur në një sallë saune në hotel “Gloria” Qerret të Kavajës. Raportohet se viktimat janë shtetas rus dhe ishin prej së paku një javë me pushime në Shqipëri. Personat kishin lidhje familjare, pasi ishin çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç.
Ata ishin akomoduar në një hotel të zonës, ndërsa sonte janë gjetur të vdekur në sallën e saunas të këtij hoteli në Qerret. Sipas policisë raportohet se rreth orës 22:20, në Qerret, në ambientet e saunës të hotelit , dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.
Kanë qenë turistët e tjerë të grupit që e kanë parë që këta persona janë vonuar dhe kanë nisur të kërkojnë. Më pas i kanë gjetur të vdekur në një dhomë saune.
Njoftimi i Policisë
Sipas policisë raportohet se rreth orës 22:20, në Qerret, në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç. Raportohet se hoteli ku u gjetën 4 viktimat është “Hotel Gloria”, me 5 yje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
revista.one/