Dy ish-banorët e shtëpisë së famshme kapen sërish duke u përqafuar dhe përdore
December 18, 2021Sheila Haxhiaj dhe Kledi Hysaj pas një video duke u përqafuar para pak ditësh, tashmë janë shfaqur të përqafuar në sheshin Skënderbej.
Përveçse ishin konkurentë në “Big Brother Vip Albania”, dyshja duket sikur ka nisur miqësinë me njeri-tjetrin edhe jashtë shtëpisë më të famshme të momentit.
Vazhdimisht bëjnë video live në Instagram ku komentojnë ngjarjet në “BBV” dhe tashmë shoqërohen së bashku dhe në dreka e darka.
Dyshja është filmuar herë pas here në prani të njeri-tjetrit dhe së fundmi, pas videos në Shkodër, po qarkullojnë në rrjet disa foto ku Kledi dhe Sheila janë shfaqur dhe në sheshin “Skenderbej” në Tiranë më afër se kurrë.
Megjithatë, Sheila ka qenë gjithmonë e rezervuar lidhur me jetën e saj private, ndërkohë që Kledi ka folur gjatë në “Fan Club” mbi marrëdhënien e tij me modelen gjermane Haula.
“Unë vazhdoja me Haulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar sepse e pashë çfarë karakteri ka. Janë rrethanat të gjitha bashkë. Nuk kam shkuar në Big Brother që të kthjellohem, thjesht më ka ndihmuar. Kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë dhe ajo. Do ishte fake po të thoja që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo. Femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj kaq shumë. Haula si njeri e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet.”- ka rrëfyer ai. revista.one/