Dyshemeja e studios e mbushur me para, çfarë po ndodh në emisionin “Pa Filtra”?

Dyshemeja e studios e mbushur me para, çfarë po ndodh në emisionin “Pa Filtra”?

September 21, 2024 0

Pa Filtra” është rubrika më e re në emisionin “E Diell”, në Top Channel. Formati më i ri televiziv ka si qëllim njerëzit e thjeshtë, të cilët kanë ëndrra të mëdha dhe ku tregojnë histori frymëzuese apo komike.

Puntata e parë e “Pa Filtra” korri sukses menjëherë, por moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, ka zbuluar se edhe këtë të diel na pret një super puntatë.

Ronaldo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet e tij sociale një fotografi të bërë gjatë puntatës së dytë të “Pa Filtra”. Në imazhin në fjalë shfaqet dyshemeja e studios e mbushur me para.

“Ah çfarë do shihni ju nesër në “Pa Filtra”, ah…”, ka shkruar Sharka në postimin e tij në “Instastory”, duke mos treguar asnjë detaj tjetër.

Me këtë postim, moderatori i ka bërë kurioz ndjekësit e tij dhe jo vetëm, e nuk na mbetet tjetër veçse të presim ditën e nesërme e të shohim “E Diell”, në Top Channel.

revista.one/