E akuzoi se se ka gisht në arrestimin e Noizyt në Zvicër, Medi Iseni reagon ndaj Stresit

E akuzoi se se ka gisht në arrestimin e Noizyt në Zvicër, Medi Iseni reagon ndaj Stresit

July 8, 2025 0

Reperi Noizy u raportua se është arrestuar në Zvicër ndërsa shkonte për të performuar në një klub.

Pas kësaj, u bë një reagim nga Stresi, i cili për këtë ngjarje e fajësoi tiktoker-in, Medi Iseni – me të cilin patën një sherr vitin e kaluar.

Ky i fundit ndërkaq ka bërë një reagim të ashpër në drejtim të artistit të lartpërmendur.

 Medi i drejtohet Stresit me tone të forta, duke e quajtur ‘i pabesë’ dhe duke përmendur incidentin e verës së kaluar si një sulm të organizuar.

Ai shprehet se “prita ka vra më burra se unë”, një referencë e qartë për rrahjen që ka ndodhur në diskotekë dhe për të cilën pretendon se ishte i papërgatitur dhe i tradhtuar nga njerëz që nuk e thirrën në besë.

“Zoti është i madh, vonon po nuk harron”, shkruan tutje në postim, duke paralajmëruar se drejtësia do të vijë.

Ai thotë se informacionet që janë fshirë nga rrjetet sociale e dëshmojnë se krimi ishte i organizuar dhe i planifikuar nga persona në Zvicër, duke aluduar për përfshirje të më shumë se një personi në incident.

Ndërkohë që emri i Noizyt ka bërë bujë në media pas raportimeve për ndalimin e tij në Zvicër, vëmendjen po e tërheq edhe një tjetër zhvillim paralel, publikimi i 19 këngëve të albumit të tij më të ri “Icon” në platformën YouTube.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Kantonale e Zyrihut për median zvicerane Watson.

Sipas autoriteteve zvicerane, arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë për krime të rënda me dhunë, por detaje të mëtejshme nuk janë bërë ende publike.

Në mes të kësaj vale lajmesh e hamendësimesh, Noizy ka publikuar në mënyrë të befasishme të gjitha këngët e albumit “Icon”, një projekt që përfaqëson një moment të rëndësishëm në karrierën e tij.

Koincidenca e kohës – ndalimi në Zvicër dhe publikimi i menjëhershëm i albumit – ka bërë që shumë fansa dhe ndjekës të spekulojnë nëse bëhet fjalë për një strategji të qëllimshme, apo nëse zhvillimet janë të ndara mes tyre.

19 këngët e albumit “Icon” të Noizyt:

1. Lately

2. Dashni ke ra

3. Netët e vona

4. Xhane

5. Lule Bore

6. King Kong

7. Follow you

8. Combo

9. Icon

10. Më dukeni

11. Vllazni

12. Shoqe

13. Faster

14. Dikur

15. Pa pa pa

16. Canten

17. Money Pile Up

18. Nëndetse

19. Dodo.

revista.one/