“E diskriminonin dhe e nëpërkëmbnin”, Albi Nako flet për partneren: Dashuri në kohën e…
February 2, 2024Albi Nako ka treguar për herë të parë në BBV3 si është njohur me të dashurën dhe sa vite kanë bashkë.
Koreografi shprehet se ajo është balerinë dhe është shumë më e re në moshë se ai. Është nga Shkodra, vjen nga një familje e varfër dhe në fillim kur kjo vajza shkoi tek studio e Albit, të gjithë filluan ta diskriminonin, ta nëpërkëmbnin, dhe ka qenë ai që i ka qëndruar pranë, ku filluan dhe shkëndijat e para.
“Pretendohet që në jetë të bësh çmendurira por po them se kjo e fundit që nisëm mund ta fus të gjithën në kontekstin e një çmendurie. Jam në lidhje me një vajzë prej gati thuajse 4 vitesh, kam qenë diskret, e kam ruajtur. Bashkëjetoj me të që në kohën e COVID-19, është Shkodrane e rritur këtu në Tiranë. Është një vajzë që vjen nga një familje e thjeshtë, e varfër ekonomikisht por shumë e pasur në shpirt, pa baba. Është shumë më e re se unë në moshë. Ka nisur shumë spontanisht në rrugën e baletit. Kemi të njëjtin profesion. Unë e kam thënë dhe në intervistë më përpara që unë jam i martuar me baletin. Jam i sigurt që ky person është personi i fundit, për shumë arsye. E kërkova unë për të ardhur tek unë në studio, një vajzë e re shumë e ndrojtur, po e shihja, me syrin tim kishte goxha potencial edhe pse ishte e pashpresë fare. I dhashë një mundësi për të ardhur prapë, erdhi dhe filloi të asistonte në studio, në një mënyrë periferike dhe duke punuar fort. Aty ku punoja unë e nëpërkëmbnin, nuk e përfillnin, e diskriminonin, një vajzë në fillimet e veta nuk ishte trajnuar ashtu si duhet trajnuar, vinte nga një familje jo në gjendje, mua këto gjëra më çarmatosin”, tregoi ai.
revista.one/