“E kam parë të shtrirë në spital”, Tiri Gjoci tregon historinë e këngës dedikuar së ëmës

“E kam parë të shtrirë në spital”, Tiri Gjoci tregon historinë e këngës dedikuar së ëmës

November 23, 2024 0

Me zërin e tij ai ka prekur skena të rëndësishme nga ku ka marrë duartrokitje pa fund nga publiku dhe artdashësit shqiptarë. Javën e 7-të në “Kënga Magjike” Tiri Gjoci performoi një këngë ndryshe nga herët e tjera.

“Mos ik ma”, titullohet kënga me të cilën Tiri Gjoci performoi në javën e shtatë në “Kënga Magjike”. Mëngjesin e sotëm ai ka zhvilluar një intervistë në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show”, ku ka rrëfyer se kënga i dedikohet të ëmës së tij, personit më të shtrenjtë në jetë!

Tiri thotë se kënga është ideuar afro para 4 viteve, në një periudhë shumë të vështirë për të dhe mamanë e tij.

“Nuk e dija nëse do të më kthehej më”, tha këngëtari teksa kujton momentet në spital, ku i mbetej vetëm të lutej dhe të thoshte “mos ik”.

Aldo: Gjatë kohës që është bërë kjo këngë, ose gjatë kohës që e ke interpretuar apo regjistruar e kishe mamin tënd para syve?

Tiri Gjoci: Kjo këngë është ideuar në vitin 2018. Faktikisht ajo ka qenë një periudhë kur mami ka qenë sëmurë dhe ideja për ta bërë këtë këngë më ka ardhur kur e kam parë mamin të shtrirë në spital dhe nuk e dija nëse do të më kthehej më mbrapsht. Në atë moment e vetmja gjë që mund të bëjmë është që të lutemi dhe të themi që “mos ik”. Kjo është e vetmja gjë që mund të bëjmë.

Aldo: Ka pasur kënga kritika?

Tiri Gjoci: Çuditërisht, unë po shqetësohem që nuk ka pasur, me thënë të vërtetën, nuk është shenjë e mirë kjo, sepse duhet të ketë pak kritika. Por unë jam shumë i kënaqur me materialin.

Kujtojmë se në edicionin e 56 të Festivalit të Këngës në RTSH, një histori prekëse mbart teksti i këngës së Tiri Gjocit, titulluar “Orë e ndalur”. Kënga i kushtohej babait të tij të ndjerë. Ndërsa tani vjen me këngën e veçantë, “Mos ik o ma…!”. Kjo është një këngë emocionuese, e cila flet jo vetëm per dashurinë qe ka fëmija ndaj nënës, por edhe për lutjet që të gjithë kemi per prindërit.

Tiri Gjoci, zbuloi më herët tek “Kënga magjike” se përse zgjedh të vijë me këtë dedikim zemre për mamanë e tij. Ai u shpreh se kishte vite, qe mamaja i kërkonte një këngë dedikim. Mes emocionesh ai zbuloi se ka vetëm nënën nga prindërit.

“Mamaja ime është shendosh e mirë, por në një moment reflektimi çdokush ndalon dhe reflekton se nuk do jemi një dite”, u shpreh ai.

Ndaj le te vije ky reflektim, si një moment dhe thirrje, per t’i dashur prindërit dhe per t’i gëzuar per aq sa jane fizikisht në këtë jetë.

Teksti i këngës:

Tiri Gjoci
Mos Ik O Ma

O ma mban mend
Të parën herë
Kur ti më more erë

Sa here jam vrarë
Sa shume kam qarë
Ne hapin tim të parë

Një rrudhë në sy
Një vit më shumë
Ti thinjesh, rritem unë

Mos ik o ma,
Mos ik o ma…
Mos ik o ma,
Mos ik o ma…

O ma a jam ai
ai që doje ti
Sa vonë e kam kuptuar
Nuk mund të ketë dy si ti
O ma dëgjomë,
Tek frymë e fundit do them nënë
Premtom që nuk ke për t’më lënë
Ti ngjite cfarë unë e theva
Ti prite kur s’u ktheva
Si mund të t’lë të shkosh…

Mos ik o ma,
Mos ik o ma…
Mos ik o ma,
Mos ik o ma…

Mos ik,
Mos ik,
Mos ik o ma,
Mos ik o ma…

revista.one/