E konfirmuar! Ori dhe Isli largohen “Wake Up”, ja kush i zëvendëson

E konfirmuar! Ori dhe Isli largohen “Wake Up”, ja kush i zëvendëson

August 19, 2022 0

Ori Nebiaj dhe Isli Islami nuk do të zgjohen më herët për “Wake Up”, sepse në ekran do të na shoqërojë dikush tjetër. Dy moderatorët shumë të dashur për publikun, që na kanë shoqëruar prej vitesh çdo mëngjes, tashmë kanë plane të tjera për karrierën e tyre, ashtu siç ka plane edhe “Top Channel” për të sjellë ndryshime në ekran.

Duke nisur nga shtatori, moderatori dhe autori i ri i “Wake Up” do të jetë Blendi Salaj.

Ori do të prezantojë “Për’puthen” ndërsa Islin do ta shohim në prezantimin e “Dancing with the Stars” ose si konkurrent ose si prezantues në “Gold Room”. Megjithatë mbeten lajme jo zyrtare.

Më herët, Ori zbuloi në një intervistë se “Wake Up” dhe “Pushime On Top” janë dashuritë e saj më të mëdha që ka në Top Channel.

“Wake Up dhe Pushime On Top janë dashuritë e mëdha që kam në Top Channel por në këtë sezon kulmoi produksioni që u realizua për 20 vjetorin, Endërrtjerrësit.”, deklaroi moderatorja.

revista.one/