E lëndoi pas romancës me Gjestin/ Hapet kutia e ‘Pandorës’: Egli zgjedh Xumin për nominim ‘kokë më kokë’

E lëndoi pas romancës me Gjestin/ Hapet kutia e ‘Pandorës’: Egli zgjedh Xumin për nominim ‘kokë më kokë’

January 19, 2025 0

Një natë e mbushur plotë surpriza Prime i kësaj të shtune, ndërsa në shtëpinë më të famshme është rikthyer këtë sezon të 4-ët kutia e ‘Pandorës’.

Egli ka qenë banorja e përzgjedhur për hapjen e kësaj kutie, që si gjithmonë krahas avantazhit ka dhe një “disavantazh”.

Me hapjen e kutisë, Egli përfitoi një udhëtim çift në brigjet jugore të Turqisë. E entuziazmuar, banorja tha se do të shkonte t’i shijonte këto pushime tepër të nevojshme për të me të ëmën.

Ndërsa sa i përket “të keqes”, iu kërkua që të çonte dy banorë në nominim “kokë më kokë”, ku ajo zgjodhi Xumin dhe veten e saj.

Ledioni: Vëllai i Madh të vendos ty para Kutisë së Pandorës sonte dhe ti e di që nëse ti zgjedh ta hapësh ka një të mirë për ty dhe një të keqe për pjesën tjetër të shtëpisë. Egli, do ta hapësh ti sot Kutinë e Pandorës?!

Egli: Po.

Ledioni: Brenda kutisë janë dy zarfe, fillimisht do të lexosh të bardhin. 

Egli: Kutia u hap. Globus Travel të dhuron një paketë pushimesh çift në resortin Titanic Deluxe Belek. Globus Travel faleminderit, e di që do të kem shumë nevojë për këto pushime. Mendoj që të shkojë me mamin tim. Mami të kam premtuar që do të hipim në avion dhe Globus Travel shumë faleminderit që po na e mundëson këtë. 

Ledioni: Egli, mos është shumë romantik për mamin ky?

Egli: Jo, mendoj që është dhurata më e bukur që mund t’i bëjë. 

Ledioni: Tani është momenti që të lexojmë zarfin e kuq. 

Egli: Çfarëdo që të jetë këtu brenda Ledion, unë e kam bërë njëherë një gabim kundrejt vetes time kur për një situatë që u vendosa përballë një avantazhi e përjetova sikur isha në jetë dhe jo në lojë dhe kam vendosur të reflektoj ndaj gabimeve që bëj këtu brenda, kështu që do e lexoj me shumë sportivitet. 

Kutia e Pandorës u hap, pas çdo të mire vjen një e keqe dhe Vëllai i Madh të kërkon të vësh dy banorë në televotim “kokë më kokë”. Mund të përfshish ose jo veten. 

Ledioni: E keqja e Kutisë së Pandorës është që do të zgjedhësh dy banorë që do të shkojnë në televotim kundër njëri-tjetrit dhe njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga Big Brother të martën. Kush janë dy banorët që zgjedh ti? 

Egli: Unë prej disa kohësh mund të kem pasur ato konkluzionet e mia për disa banorë këtu. Sidoqoftë, nuk do të zgjedh të shkoj me gjaknxehtësi për debatet e mëdha, por për diçka që më ka shoqëruar jo vetëm ditët e fundit por përgjatë gjithë rrugëtimit tim nisur që nga dita e parë ose e dytë në shtëpi. Një marrëdhënie, të cilës unë me shumë intelekt, simpati dhe dashamirësi kam zgjedhur të mos i jap zë, por është një raport që mua vazhdon dhe më përndjek dhe nuk e di ku qëndroj jashtë. A është vërtetë intuita ime apo për efekt kamere?! 

Shtëpia është ndarë në dy pjesë: njëra thotë rri e qetë sepse ke qenë shumë në rregull me atë që ke thënë, ndërsa tjetra më shikon si vajzën pazemër që nuk vlerëson një djalë të mirë, ndërkohë që nuk është kjo sepse unë kam ecur me atë që ndjej dhe jo të përdor gjëra për lojë pavarësisht se më është dhënë mundësia që në fillim. Unë dua që në këtë moment të lejoj publikun të vendos duke çuar në nominim veten time dhe Xumin.

Ledioni: Egli bën zgjedhjen e saj, televotimi është mes Eglit dhe Xumit. 

Egli: Jam shumë e hapur të shkoj në shtëpi, vetëm që të mos e ndjej këtë presion që po ushtrohet sepse për diçka që kam vendosur ta mbyll me dashamirësi kam ende komente dhe presion edhe sot e pas një muaji. Nëse duhet të shkoj njëri prej nesh, unë fus veten time në këtë votim. Le të dalë të martën. 

Ledioni: Duhet të zgjidhni një mes Eglit dhe Xumit, pyetja është ndryshe këtë herë: Kë doni të largoni? 

Egli: Mund ta kisha çuar Xumin në televotim me këdo sepse unë veten time këtu nuk e shoh për lojtare shumë të fortë, megjithatë mora këtë vendim pasi dua që të vihet drejtësia nga e vetmja dorë që këtu ka të drejtën të vërë drejtësi, që është publiku.

Duket se një raport i ri ka lindur në shtëpi mes Eglit dhe Gjestit, të cilët janë treguar shumë të afërt gjatë kësaj jave, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.

Egli: Pak a shumë klipi tregon ndjesitë që unë kam përjetuar. Nuk e shoh në asnjë moment të arsyeshme t’i jap dikujt llogari për këtë. “E dëgjove atë që tha për ty?”. Ma kanë thënë disa këtë. G Bani i pari, më pas Aldo, më pas Jozi. Nuk është e rëndë për sa kohë që ajo që nxorri Gjesti nga goja, nuk kishte bazë. Për sa kohë Xumi nxorri emra nga një format tjetër dhe Gjesti si një qënie humane që ka të drejtë të preket. Në një moment të caktuar që ai ishte i irrituar, Gjesti tha diçka. Nga goja e Gjestit ka dalë një frazë që nuk ka fakte. Gjesti ka bërë një reagim publik.

Xumi: Ju jeni fiks interes. Keni gjetur njëri-tjetrin dhe vazhdoni. Ndjenën time e hodhën poshtë, e përbuzën dhe i ngritën akuza lojës. Më ka akuzuar ajo edhe shumë të tjerë.

Unë kam pasur mikpritje për të gjithë banorët. Kur jam kthyer me Gjestin ka ndodhur kur një mëngjes më mori shapkat dhe në mënyrën më të paturpshme, ai m’i ka hedhur në fytyrë. Nuk ka fare lidhje me Eglin. Mos më thuaj që dua të vazhdoj lidhje këtu brenda. Më mirë më thuaj që jam i shëmtuar. Nuk e dija veten kaq të shëmtuar, por që unë nesër do lyej flokët bjond.

Egli: Ka pasur një sekuencë fare të shkurtër që unë të kam dhënë një fije shprese?

Xumi: Që në momentin që unë i shoh këta të dy, s’kam çfarë them.

Egli: Nuk e kuptoj pse po preken shumë të tjerët dhe jo unë. G Bani, për ty çdo vajzë që nuk është në anën tënde, është një vajzë e keqe.

G Bani: Në asnjë moment nuk të kam thënë vajzë e keqe.

Gjesti: Brenda nuk kam ardhur të gjej asnjë shokë. Me Eglin po kaloj shumë mirë, nuk po preket për gjërat që unë po i bëj. Është një vajzë shumë e mirë dhe lumë familja që e ka.

Egli: Sa i përket termit dashnore, unë kam bërë një bisedë me Gjestin, ku më ka dëgjuar dhe familja ime… Në Kosovë, kur thua dashnorja ime, femra ime nuk është në atë konotacion. Këtu përdoret ndryshe dhe ia kam shpjeguar dhe ai e ka kuptuar.

Aldo: Sinqerisht, unë për Eglin kam vlerësim që nga jashtë. Egli ka qëndruar orë të konsiderueshme me Gjestin. Më ka ardhur dhe më ka kërkuar falje, gjë që nuk ia kam kërkuar. Shqetësimi i vetëm, duke pasur një kujdes për Eglin, është që Gjesti mos të përdorë këto fjalë dhe të lëndojë Eglin. Nuk doja që të binte pre. Duke parë klipin, nuk mendoj se Egli është preja këtu, por Gjesti duhet të shqetësohet mos i prishet loja. Sepse siç ka thënë dhe Bernardi, Egli është dy hapa para këtu.

Livia: Uroj që të jetë diçka sa më e sinqertë. Unë Eglin thuajse e njoh deri diku. Fakti që ka thënë se këtu nuk do të lidhet dhe raportin që po shoh me Gjestin, buzëqeshja e Eglit mua më jep një lumturi shumë të madhe.

revista.one/