E-maili që iu dërgua Ronela Hajatit nga Eurovisioni/ Ardit Çuni: Koreografia nuk do të ndryshojë
May 3, 2022Kryefjala e mediave rozë ka qenë lajmi që Eurovisioni ka fshirë nga faqja zyrtare fotot e Ronela Hajatit gjatë performancës. Fotot janë konsideruar shumë “provokative” dhe të pahijshme.
Në lidhje me lajmin, artistët e ekipit shqiptar në “Eurovision”, stilisti Niko Komani dhe koreografja Klaudia Pepa, thanë se kënga ka patur një impakt të mirë deri tani dhe se nuk do të ketë ndryshime në koreografinë e saj.
Por si duket dhe ashtu si ishte aluaduar koreografia do të ketë me të vërtetë ndryshime e konfirmuar kjo dhe nga gazetari i Eurovision-it, William Lee Adams.
Gazetari foli në një intervistë në lidhje me “fotot provokuese” të Ronela Hajatit, ku tha se shkak i fshirjes ka qenë fakti që këngëtarja do të performojë e para në festival.
William ka thënë se burime pranë produksionit, kanë konfirmuar për të se ekipit shqiptar i është dërguar një email zyrtar për të ndryshuar disa pjesë specifike të koreografisë.
“Duke qenë së Shqipëria dhe Ronela do të jenë të parët që do të performojnë në gjysëmfinalen e parë, s’kanë dashur që të konsiderohet si një skenë porovokuese dhe i kanë fshirë për të mbajtur audiencën para ekranit deri në fund.
Burime më kanë thënë se Shqipëria ka marrë një email zyrtar, ku janë informuar se nuk i ka pëlqyer produksionit apo organizatorëve të Eurovision kjo mënyrë e interpretimit. Iu është kërkuar që të ndryshojnë disa momente specifike të koreografisë, nuk e di se për çfarë momentesh por është e sigurt që koreografia do të ndryshohet.”– tha William, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live.”
“Për mendimin tim nuk ka asgjë të keqe në ato foto, nuk i konsideroj fare provokative madje EBU-ja duhet ta falendërojë Ronelën sepse ka sjellë një performancë moderne dhe të kohëve të fundit.
Është e pakuptueshme dhe diskriminuese fakti që në faqen zyrtare të Eurovision mes fotove është edhe fotoja e artistit finlandez i cili shfaqet i zhveshur. Si është e mundur që kjo nuk konsiderohet e papranueshme, ndërkohë që kemi një artiste femër e cila censurohet për shkak të performancës.”- tha gazetari i cili duket se e mbështet Ronelën në këtë udhëtim.
Versioni i ekipit të Ronelës
Këngëtari Ardit Çuni, i cili është pjesë e ekipit shqiptar në Eurovision, ka dalë me një deklaratë publike duke sqaruar të vërtetën e fshirjes së fotos dhe performancës së Ronela Hajatit.
Ai konfirmoi se fotoja kryesore e këngëtares shqiptare është fshirë nga faqja zyrtare e Eurovision për shkak se mund të keqinterpretohej nga publiku si një performancë +18.
Megjithatë, ai konfirmoi se sa i përket koreografisë së Ronela Hajatit në Eurovision, nuk do të ketë asnjë censurim dhe asnjë ndryshim.
“Detyra ime ishte të jap një njoftim zyrtar rreth thashethemeve që janë këto ditë nëpër portale, për pjesën nëse jemi censuruar apo jo. Janë fshirë fotot e Ronelës në Instagrami zyrtar për shak se fotoja kryesore mund të keqinterpretohej si një performancë +18, por në fakt ishte thjesht një frame nga e gjithë videoja që pasi të gjithë e panë, stafi, vendosën që nuk ka asgjë që nuk shkon”, tha ai.
Fotot janë ri-uploaduar në faqen zyrtare të Eurovision-it, ku është hequr fotoja që kishin si foton e parë, e që ka përbërë lemën e thashethemeve. revista.one/