E mbajti të fshehtë/ Egla Ceno rezulton e martuar në gjendjen civile?

E mbajti të fshehtë/ Egla Ceno rezulton e martuar në gjendjen civile?

April 13, 2024 0

Javë më parë, mediat shkruajtën se në gjendjen e saj civile, banorja e Big Brother VIP, Egla Ceno rezulton e martuar, por lajmi nuk vijoi më tej, duke lënë gjithçka një enigmë.

Por, një deklaratë e ditëve të fundit, duket se ka zbuluar më shumë rreth statusit të aktores. Vëllai i Madh ka organizuar një lojë, ku secili prej tyre duhet të krahasojë dy banorë sipas shortit. Teksa Franceska ka krahasuar Meritonin dhe Eglën, fjalët e saj nuk i kanë pëlqyer aspak Eglës, e cila në mënyrë ironike për Meritonin dhe Ilnisën është shprehur se ajo dashurinë e saj e ka jashtë.

“Do t’ju jap një ekskluzive në shtëpinë e “BBV3” edhe pse ju s’më keni parë të përshpëris poshtë jorganit edhe unë kam një dashuri shumë të madhe jashtë shtëpisë edhe pse s’e kam treguar poshtë jorganit në “BBV”,”- tha ajo.

Aktorja ia ka dalë që për gati 3 muaj të shndërrohet në një ndër personazhet më të komentuara të kësaj loje, duke u pozicionuar shpesh edhe si antagoniste. Ndonëse gjithnjë aktive, të rralla kanë qenë rastet kur ajo ka folur për jetën private, duke preferuar që të lërë gjithçka private.

Ndërkohë, Egla tashmë ka humbur edhe vendin e punës. Pak kohë më parë, raportuam se Egla Ceno, edhe pse prej 3 muajsh pjesë e BBV, paguhej si aktore pranë Teatrit të Elbasanit.

Edhe pse Egla prej 3 muajsh ka luajtur në BBV, drejtori i Teatrit Skampa vijon ta paguajë atë si aktore. Ka qenë ky lajmi që prej disa javësh, ka qarkulluar në media, pa pasur mundësi të verifikohet se Egla vijonte të paguhej, ndonëse nuk ishte ngjitur në skenë prej muajsh, që para se të bëhej pjesë e Big Brother. Lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe drejtori i teatrit “Skampa”.

I ftuar në “Big Brother Fun Club”, ai ka sqaruar detaje rreth kontratës së aktores. Në fjalën e tij, drejtori u shpreh se deri me datë 1 mars, Egla ka qenë me lejen e zakonshme, ku për shkak të viteve të punës, ka pasur një leje edhe më të zgjatur. Nga ana tjetër, që prej datës 1 mars, kontrata e saj është shkëputur, duke humbur kështu vendin e saj të punës. Megjithatë, të ftuarit në panel, kanë bërë me dije se leja me ligj është deri në 28 ditë dhe nuk mund të mbivendosen lejet e tjera vjetore, të cilat skadojnë në fund të marsit. Ka qenë pikërisht ky fakt që nuk është sqaruar nga drejtori, duke lënë gjithçka evasive.

Megjithatë, gjithçka që ka thënë është fakti se Egla që nga data 2 mars nuk është më pjesë e Teatrit “Skampa”. 

revista.one/