E mbijetuara nga tragjedia në Koçan rrëfen tmerrin: Nuk po gjejmë motrën, duke dalë rashë në tokë

E mbijetuara nga tragjedia në Koçan rrëfen tmerrin: Nuk po gjejmë motrën, duke dalë rashë në tokë

March 16, 2025 0

Marija Taseva, vajza 20 vjeçare e cila ishte një nga të lënduarit nga zjarri në diskotekën e Koçanit, dëshmoi para kamerës së MPB-së se në momentin e zjarrit ka pasur turmë dhe se ajo ka rënë përtokë teksa po dilte jashtë.

Të gjithë filluan të vrapojnë jashtë. Të gjithë përpiqeshin të shpëtonin veten. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht në Shkup. “Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht me faqe isha në tokë”, tha Taseva sipas medias vendase.

Babai i saj thotë se nuk kanë informacion për vajzën e dytë, e cila është 25 vjeçe.

Të paktën 50 persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas rënies së zjarrit në një klub në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë.

Numri i të plagosurve nuk dihet, por një pjesë e tyre janë transferuar në klinikat në Shtip dhe Shkup.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov ka bërë të ditur se është në Koçan, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pançe Toshkovski dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev.

Autoritetet kanë thënë se do të deklarohen më vonë gjatë ditës.

“Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua për Radion Evropa e Lirë.

revista.one/