E mitura tentoi t’i jepte fund jetës, flet qytetari hero që e shpëtoi: E prita në krahë
October 5, 2025Landi Gura nga Korça ishte qytetari që shpëtoi nga vdekja të miturën 14-vjeçare nga Korça e cila u vetëhodh nga ballkoni i banesës një ditë më parë. Ai rrëfen sesi e kuptoi që vajza po hidhej dhe doli ta shpëtonte.
“Unë për momentin isha në lokal ,dëgjoj zëra dhe kur shkova atje ajo donte të hidhej. I dola përpara, e shihja si mbesën time se ishte e vogël.
Ajo ra në një llamarinë aty, nga llamarina ra në krahët e mia, por fati që nuk i zuri koka në çimento aty dhe shpëtoi, ishte edhe ajo me fat por edhe unë.
Tërë ata burra këtu dhe asnjë nuk i erdhi në ndihmë, hyra si ato shqiponjat e prita”-tregon ai.
Bullizimi shkaktoi tentativën për vetëvrasje të 14-vjeçares në Korçë. E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte, pasi nuk kishte përjetuar mirë talljen e disa bashkëmoshatarëve të saj për shoqërimin e të ëmës në komisariat.
Policia njofton se e mitura fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa e ëma rrëfën pas kamerave shkakun e ngjarjes tronditëse dhe vështirësitë që po përjeton familja me 4 fëmijë.
Ajo tregon se bashkëshorti i saj dhe babai i fëmijëve është në burg për dhunë në familje, dhe thekson se 2 vajzat e saj janë pre e dhunës fizike dhe verbale prej kohësh.
“Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi, mos të më bezdisin vajzat e mia. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak, dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lënë rehat”,- tho nëna e vajzës jashtë kamerave.
revista.one/