“E ndava bastardin…”, Roza Lati i jep fund lidhjes së dashurisë , tregon arsyen

“E ndava bastardin…”, Roza Lati i jep fund lidhjes së dashurisë , tregon arsyen

August 13, 2022 0

Në qershorin që lamë pas ajo festoi ditëlindjen e saj dhe në krah të saj ishte edhe partneri. Festa e madhe bëri bashkë miqtë dhe të afërmit e moderatores, por edhe partnerin misterioz.

Por rreth 2 muaj larg festës, çifti i ka dhënë fund. Së fundmi, të gjitha këto janë konfirmuar nga vetë Roza Lati. Ajo ishte e ftuar në “Prive Reality” ku u pyet nga moderatorja Liberta Spahiu në lidhje me statusin e saj. Roza konfirmoi se është beqare dhe se i ka dhënë fund lidhjes.

“Kanë dalë llafe që jam fejuar. Jo, nuk jam fejuar. Kam qenë në studio me Monika Lubonjën dhe kam bërë një shaka, një batutë. Dhe prej shakasë e kanë kapur e kanë… Jam single, do thuash që jam ndarë këto kohët e fundit? Po, jam ndarë! E ndava bastardin, nuk më meritonte”, u shpreh Roza Lati.

revista.one/