“E paske nënën analfabete”, Egla Ceno i përgjigjet ndjekëses

“E paske nënën analfabete”, Egla Ceno i përgjigjet ndjekëses

October 7, 2024 0

Disa muaj pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 3, ku edhe u shpall fituese, Egla Ceno u rikthye në ekran. Ajo tani është në moderim të programit “Goca dhe Gra”, i cili filloi ditën e djeshme (e shtunë).

Pas kësaj, ajo mori një koment nga e ëma, të cilin e ndau me ndjekësit në InstaStory.

Megjithatë, aktorja e njohur mori një mesazh nga një ndjekëse, e cila i tha se e paska nënën analfabete. “Mami qenka analfabete, s’dika pikë e presje fillim mbarim fjalie. Rëndësi ka mendimi gjithsesi”, ka qenë komenti.

Ceno nuk përtoi t’ia kthente në publik, ku tha: “E kuptoni çfarë qeniesh njerëzore bredhin në rrjet?”. Egla më parë tha se akoma nuk ka marrë 100 mijë eurot e fituara nga Big Brother. 

revista.one/