E pranon Dolce: Kemi komunikuar jashtë me vite me Limin, Alba kërkon të dalë nga Big Brother
January 17, 2026Dolce ka pranuar se ka pasur një komunikim me Limin para BBVK 4.
“Kemi komunikuar si dy persona që pëlqehen por nuk takohen dot”, deklaroi Dolce.
Për romancën brenda shtëpisë, ajo tha se po shijojnë momentin.
“Po e shijojmë momentin, Limi është si unë, i lirë”, tha Dolce.
“Ne ndihemi të lirë bashkë, çfarë do ti. Raportet me çdo njeri janë të ndryshëm. Leri njerëzit të jetojnë ashtu siç dojnë”, tha Dolce.
Ndërkohë Alba Pollozhani ka kërkuar largimin nga Big Brother VIP Kosova.
Kjo për shkak të afrimitetit që ish i dashuri i saj, Limi, ka krijuar me Dolcen.
Që nga fillimi i spektaklit të sontëm, në qendër të vëmendjes ka qenë ky trekëndësh i dashurisë.
Pas debatit të nxehtë mes Limit dhe Albës, u transmetua klipi që shpërfaqte shkëndijen e lindur ndërmjet Limit dhe Dolces.
Kjo gjë ka rënduar emocionalisht Albën, e cila po kërkon me ngulm të largohet nga shtëpia.
“Nuk mundëm. Nuk mund t’i shoh ata të dy bashkë. Dua të dal që tani” u shpreh ajo.
revista.one/


