E prekur nga fyerjet, reagon Ronela Hajati: Ma mbyshin zemrën ata që vijnë në koncerte, ju të tjerët…
September 12, 2024Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë një reagim të fuqishëm në llogarinë e saj në Instagram, duke iu përgjigjur të gjitha kritikave dhe komenteve negative që ka marrë në lidhje me pamjen e saj fizike dhe muzikën e saj.
Ronela, e cila është e njohur për performancat e saj energjike dhe stilin e saj unik, vendosi t’u përgjigjet ndjekësve që kanë komentuar për pamjen dhe muzikën e saj, duke deklaruar:
Kush ulet dhe komenton, harxhon kohë që mund ta harxhojë për të punuar e për t’ju çuar bukë në shtëpi familjes, rrinë gjithë ditën parazitojnë në tel e flasin akoma për peshë, moral (që s’kanë pikën e haberit ç’bëjmë me jetët tona), veshje, jeni për të ardhur keq!
Në story-t e saj të tjera, ajo shtoi: “K*** lope, porno, janë standarde për të gjitha… Unë jam më speciale se kam ca kile më tepër dhe atë punën e librave si batuta, kështu që dhe komentet kanë diapazon më të gjerë”.
Nëse nuk e pëlqen muzikën time, mos e dëgjo! Dhe kushdo që më takon, ju lutem mos më thoni më: Ronela qenke më e dobët live se është fjalia më shpëlarë që më zënë veshët. Kam pasqyrë! Të paktën unë kam punuar gjithë jetën dhe e kam çdo cent nga 20 vite që këndoj pa i rënë në qafë askujt kurrë!
Ronela gjithashtu shprehu mirënjohjen e saj për ata që e kanë mbështetur dhe e kanë mbushur me dashuri gjatë gjithë karrierës së saj: “Të gjithë atyre që i kanë mbushur koncertet dhe zemrën time plot me dashuri e njerëz, ju kam shumë xhan! Ju tjerëve, ishalla po keni punë!”.
revista.one/