E qetëson Luizi/ Lorenci i acaruar: Ku ta dija unë që Keisi do ndahej nga Kristi!

E qetëson Luizi/ Lorenci i acaruar: Ku ta dija unë që Keisi do ndahej nga Kristi!

April 1, 2023 0

“Më pëlqen Jori” është shprehur këngëtari Lorenc Hasrama gjatë një bisede në shtëpinë e Big Brother. I ngacmuar nga një prej banoreve për ish-të dashurën e tij, Lorenci u përgjigj: “Ku ta dija unë që Keisi do ndahej nga Kristi!”

Pas debatit që Lorenci pati me Antonetën, Luizi e pyeti atë se çfarë ndodhi. Lorenci u shpreh se Antoneta ndërhyu kot, sepse ai nuk kishte asgjë personale me të.

Ai shtoi se edhe atë natë që bëri batutën me Keisin, i tha kësaj të fundit që i erdhi inat nga reagimi i Antonetës, duke qenë se ata njihen edhe jashtë bashkë.

Luizi i tha Lorencit se nuk ka pse acarohet, sepse Antoneta ka patur për qëllim vetëm që ta këshillojë atë.

Lorenci tha se nëse do ishte këshillë e sinqertë, do e kishte përqafuar dhe puthur Antonetën, por nuk ishte e tillë, ndaj reagoi ashtu.