E quajti “i dashuri më pak intelegjent”, Meriton Mjekiqi i përgjigjet Ilnisa Agollit
October 20, 2025Moderatori, Meriton Mjekiqi, ka reaguar pas deklaratës së ish-partneres së tij, gazetares Ilnisa Agolli, e cila pak javë më parë në një intervistë televizive e quajti “i dashuri më pak inteligjent”.
Në premierën e filmit të ri shqiptar ADN, ku Meriton është pjesë e kastit aktorial, ai u pyet nga Prive By Liberta Spahiu për reagimin ndaj komenteve që u bënë virale në rrjetet sociale.
“S’e kam dëgjuar këtë, madje nuk e di a ekziston një deklaratë e tillë”, – u përgjigj ai me qetësi.
Moderatori shtoi gjithashtu se nuk do të kishte asnjë problem ta takonte Ilnisën, nëse ajo do të ishte e pranishme në premierë.
“Nëse do ishte këtu, do e kisha përshëndetur. Unë i përshëndes të gjitha ish-të dashurat”, – tha Meriton me humor.

Gazetarja, Ilnisa Agolli, ka reaguar publikisht ndaj ish-partnerit të saj, Meriton Mjekiqi, pas deklaratave të tij në premierën e filmit ADN.
Gjatë intervistës, Meritoni e quajti Ilnisën thjesht “Ilnisa e showbizit”, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre nuk ishte serioze dhe duke injoruar mbiemrin e saj. Romanca e tyre ishte një nga temat më të përfolura në Big Brother VIP Albania, dhe edhe pas ndarjes, marrëdhënia ka vazhduar tërheqjen e vëmendjes mediatike.
Ilnisa reagoi në Instagram, duke postuar një fotografi të saj me mesazhin e qartë: “Qëndrimi im është më i madh se egoja jote”.
Ky postim u interpretua si një përgjigje direkte ndaj tentativës së Meritonit për të minimizuar lidhjen e tyre.
Ndërkohë, filmi ADN, në të cilin Mjekiqi interpreton një nga rolet kryesore, është pritur ngrohtë nga publiku dhe ka marrë reagime pozitive vetëm pak ditë pas shfaqjes në kinema.
revista.one/