“E rrahu i biri”, aktori Çun Lajçi mohon akuzat: Djali asht i imi…
December 16, 2022Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi u bë kryefjalë e disa lajmeve që qarkulluan në rrjet, se kishte rënë pre e dhunës së djalit të tij. Në një reagim, Lajçi mohon se është dhunuar nga i biri.
Sipas aktorit, djali i tij ishte dehur dhe kishte thyer një gotë, e cila e kishte prerë në dorë, ndërsa shton se për të parandaluar ndonjë ngjarje të pakëndshme ai kishte thirrur policinë.
“Kundërpërgjigje —portaleve që për nji cent e therin njeriun!
A jeni n’vete ore? E vërteta asht se djali ishte i dehur! Nji gotë e kishte thye me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua se mund ta sulmonte dikend, apo edhe mua si prind!
Tani: Si ka mundësi që për nji cent ma shumë tentoni ta shkatërroni nji familje tue i shtrembnue t’vërtetat!
Djali asht i imi e alkoholi asht i shtetit e shoqnia për nji cent të vret! Faleminderit që brengoseni, por djali asht i imi, i mirë i keq ky që asht! Kaq” – shkruan Lajçi.