E shau dhe e ofendoi rëndë një vit më parë, Stresi: Nuk i kam kërkuar falje Einxhelit
January 23, 2022Stresi dhe Einxhel Shkira para një viti u përfshinë në një debat virtual me njëri-tjetrin.
Reperi i njohur e ofendoi rëndë në një postim të bërë në InstaStory, gjersa një replikë nuk mungoi edhe nga moderatorja duke e quajtur, ‘super dështak’.
Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) në një intervistë të dhënë së fundmi në MCN TV ka dhënë mendimin e tij për disa nga banorët në Big Brother VIP.
Krahas lidhjes së Donaldit me Beatrix, ai ka folur edhe për Shkirën duke thënë se nuk mund të quhet VIP.
“Egoiste shumë, naive shumë. Nuk është modeli për ta ndjekur”, ka thënë reperi.
Ajo madje në BB VIP kishte deklaruar se ishte sharë dhe që më pas i kërkuan falje.
“Jo vajzë e dashur. Nuk të kam kërkuar falje e as nuk të kërkoj falje. Ajo nuk ka lidhje me fjalën VIP. Ka qenë gjithë jetën në disko darkave, puthu me njërin…”, vazhdoi më tej Stresi.
I pyetur për marrëdhënien me DJ Dagz, 35-vjeçari tha: “I shkreti ai. Unë e shoh si peshk atë”.
Einxhel në një intervistë aso kohe në lidhje me ngjarjen tha se falja i ishte bërë nga i ati i reperit.
revista.one