E shpallën të vdekur, reagon Sabri Fejzullahu: Është hera e katërt që brenda tre muajve po shkruhet se kam vdekur, jam gjallë e mirë

E shpallën të vdekur, reagon Sabri Fejzullahu: Është hera e katërt që brenda tre muajve po shkruhet se kam vdekur, jam gjallë e mirë

March 25, 2022 0

Artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu ka bërë një reagim pasi thotë se është hera e katërt që shpallet i vdekur nga disa prej mediave.

Në një video të shpërndarë në Facebook, Fejzullahu thekson se është shëndoshë e mirë dhe se po vazhdon punën pa u ndalur.

“Përshëndetje, të gjithëve juve që e dëgjoni këngën time kudo që jeni shqiptarë të nderuar që ju dua fort, ju çmoj dhe ju respektoj. Është hera e katërt që brenda tre muajve po shkruhet në portale se kam vdekur”, tha ai.

“Unë jam gjallë e shëndoshë e mirë punoj kurrë pa u ndal hiç, ju dua me gjithë zemër dhe vetëm ai i madhi vendos se kur do të vdes unë. Faleminderit shumë. Ju dua me shpirt, ju përshëndes”, vazhdoi më tej krijuesi i një sërë hitesh. Pavarësisht se është 74-vjeçar, autori i “Pranvera në Prishtinë” është ende në top formë.

revista.one/