“E teprova…” Trajneri i Partizani U-18 kërkon falje pas incidentit

“E teprova…” Trajneri i Partizani U-18 kërkon falje pas incidentit

November 1, 2025 0

Në një postim në rrjetet sociale, Duro kërkoi ndjesë publike për veprimin e tij, duke e cilësuar si një moment të nxitur nga emocionet e forta të ndeshjes, pa asnjë qëllim keqdashës apo mungesë respekti ndaj lojtarit.

“Në lidhje me pamjet e shfaqura gjatë ndeshjes së fundit, dua të shpreh publikisht ndjesën time më të sinqertë për gjestin e tepruar ndaj lojtarit tim. Ishte një moment i nxitur nga emocionet e forta të ndeshjes, pa asnjë qëllim keqdashës apo mungesë respekti ndaj tij,” – shkruan ai.

Trajneri shtoi se lojtari në fjalë, ashtu si të gjithë futbollistët e tjerë të ekipit, është për të si një djalë dhe pjesë e një familjeje të përbashkët sportive, me të cilën kanë kaluar çdo sfidë bashkë.

Ai theksoi se ky episod nuk përfaqëson as frymën e tij personale dhe as atë të ekipit që drejton.

“E kuptoj që këto pamje nuk përfaqësojnë as mua personalisht, as frymën e ekipit tonë. Në ekipin tonë respekti, bashkimi dhe përkushtimi janë mbi gjithçka, dhe do të bëj çmos që situata të tilla të mos përsëriten më,” – vijon më tej Duro.

Në fund të reagimit, ai falenderoi tifozët që, sipas tij, e kuptojnë se futbolli është i mbushur me pasion, por mbi të gjitha duhet të mbetet një shembull pozitiv për sportivitetin dhe respektin e ndërsjellë.

“Edhe një herë: ndjesë,” – e përmbyll mesazhin e tij trajneri i Partizanit U-18.

Përveç reagimit publik, Duro është drejtuar edhe redaksisë së JOQ Albania, ku ka sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes. Në mesazhin e tij, ai shkruan:

“Në lidhje me rastin duhet të jesh nga bota e futbollit ta kuptosh emocionet e një ndeshje. Djalin e kam shumë përzemër dhe e kam shtyrë pa asnjë arsye keqdashjeje. Ju mund të interesoheni më mirë për ngjarjen. I kam kërkuar falje sepse nuk mendova se e shtyva deri në atë pikë sa për të rrëshqitur. Përpara se të bëhej virale, i kam kërkuar falje në grup. Kërkoj mirëkuptim nga të gjithë.”

revista.one/