“Ec përpara”, Elseid Hysaj kryqëzohet nga fansat, aktori Jul Deda i del në mbrojtje

“Ec përpara”, Elseid Hysaj kryqëzohet nga fansat, aktori Jul Deda i del në mbrojtje

June 18, 2024 0

Ndeshja Shqipëri-Itali përfundoi me rezultarin 2-1, ndërsa Elseid Hysaj ishte futbollisti që u “kryqëzua” nga fansat pasi uli kokën dhe Italia shënoi gol.

Të shumtë ishin personazhet VIP që mbështetën futbollistin, ku ndër ta është edhe aktori Julian Deda.

Përmes një postimi në InstaStory, së fundmi Juli e ka këshilluar futbollistin që të shikojë përpara sepse sipas tij askush nuk mundet që t’ia hedhë poshtë kontributin që ai ka dhënë për Kombëtaren shqiptare.

“Ec përpara Elseid Hysaj, askush nuk do të ta hedh poshtë kontributin që ke dhënë dhe po jep për Kombëtaren”- ka shkruar aktori krahas fotos së Hysajt.

Futbollisti i famshëm po ashtu përmes rrjeteve sociale u ka kërkuar falje të gjithëve për gabimin e bërë.

“Nga ana tjetër falënderoj përzemërsisht të gjithë tifozët e panumërt që më kanë dërguar mesazhe konfortimi në forma të ndryshme. I pranoj me vetëdije kritikat dhe keqardhjen e tifozëve anë e mbarë të cilët pa përjashtim i mbaj në zemër”, tha ai ndër të tjera.

revista.one/