Edhe ky mungonte! Zbulohet mutacioni turk i koronavirusit; rriten të infektuarit
March 22, 2021Shkëncëtarët turq kanë zbuluar një version të ri të koronavirusit.
Mediat lokale bëjnë me dije se ditët e fundit është hasur një mutacion tjetër i koronavirusit në qytetin Çanakkale, të cilit nuk i kanë vendosur ende një emër.
Shkencëtarët janë shprehur se ky është një mutacion ndryshe nga të tjerët dhe dyshohet se është varianti i ri turk.
Infeksionisti Alper Sener thekson se ashtu siç ka ndodhur edhe me versionin anglez, Brazilian apo atë të Afrikës së Jugut, ka dyshime të forta se edhe në Turqi është shfaqur një tjetër mutacion.
“Mund ta quajmë mutacioni i Detit të Zi apo Stambollit, nuk e dimë ende, por ajo që dihet është se gjatë javëve të fundit ka patur një nivel të lartë infektimi me këtë version të mutacionit në vendin tonë” , shprehet ai.
Ai ndër të tjera u shpreh se nëse numri do të vijojë të jetë kështu i lartë atëherë do të ishte mirë për një karantinë të dytë të Turqisë, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së virusit./revista.one/