Edhe pas ndarjes, Selvije Jao nuk e hedh poshtë Shpat Kasapin

Edhe pas ndarjes, Selvije Jao nuk e hedh poshtë Shpat Kasapin

June 26, 2025 0

Pas ndarjes nga këngëtari i njohur Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka mbajtur një profil të qetë publik, por së fundmi ka vendosur të komunikojë me ndjekësit e saj përmes rrjeteve sociale, ku ka folur për jetën dhe rolin si nënë.

Në një sesion pyetje-përgjigje, një nga ndjekësit e pyeti se si është të jetë njëkohësisht edhe nënë edhe baba për djalin e saj, Roelin.

Komenti u shoqërua edhe me një kompliment: “Dukesh se je një nënë e mirë”.

Selvije u përgjigj me maturi dhe qartësi, duke vënë në pah përkushtimin ndaj të birit: “Roeli është primare tek unë dhe mundohem të bëj më të mirën për të”.

Megjithatë, ajo nuk harroi të theksojë rolin e ish-partnerit në jetën e djalit të tyre, duke treguar se, pavarësisht ndarjes, raporti si prindër mbetet i shëndetshëm dhe i balancuar.

“Roeli ka babanë më të mirë në botë, që punon shumë dhe mbështet rritjen e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk është se kontribuoj vetëm unë në rritjen e Roelit”, tha Selvije.

Deklaratat e saj u mirëpritën nga ndjekësit, të cilët vlerësuan maturinë dhe respektin në mënyrën si ajo trajtoi një çështje kaq personale.

revista.one/