Edi Reja: “Donim të fitonim 5:0, por bëmë vetëm detyrën”
March 31, 2021Misioni për 6 pikë ndaj Andorrës dhe San Marinos u arrit për Shqipërinë por loja e shfaqur nga skuadra në këto 3 ndeshje të para eliminatore të Botërorit lë shumë për të
Uzuni dha menjëherë sinjale ndërsa Manaj humbi 2 raste për ta korrigjuar shënjestrën në minutën e 63 ku me kokë pas një krosimi nga e djathta e çoi topin në rrjetë.
Më pas erdhi shtylla e Hysajt ndërsa Uzuni dhe Roshi paten shanse për të dyfishuar.
Goli që I jep vulën fitores vjen në minutën e 85 ku filimisht mendohej si gol I Veselit por Uzuni dha prekjen e fundit. 2-0 dhe për Shqipërinë.
Edy Reja u shpreh I kënaqur për fitoren ndaj San Marinos duke i dhënë kuqezinvje 3 pikë të tjera, por në reagimin pas ndeshjes, trajneri e pranoi që ekipi kishte vështirësi në lojë.
“Sigurisht e kishim për detyrë të fitonim. Patëm shumë raste. Donim të fitonim 4-0, 5-0. E rëndësishme është që morëm 3 pikët. Por kur luan 3 ndeshje brenda pak ditëve, ekipi ndjek lodhje sigurisht. Provuam disa lëvizje më vertikale me Uzunin dhe Roshin. Skuadra u përpoq të reagonte. Krijuam më shumë mundësi dhe arritëm të shënonim golin, duke marrë 3 pikë”./revista.one/