“Efi e drodhi”, Bledi bisedon me Kristin për pajtimin e saj me Kiarën
April 7, 2023Debati mes Efit dhe Kiarës u duk se i dha fund miqësisë dhe raportit mes dy vajzave por pas një bisede ato u sqaruan dhe i dhanë një përqafim njëra-tjetrës.Ky veprim u komentua nga banorët , e sidomos nga Bledi, i cili tha se pajtimi i tyre sikur të mos kishte ndodhur asgjë ishte i dyshimtë dhe i çuditshëm.
Duke biseduar me Kristin, ai tha se Efi nuk është gati të luaj vetëm dhe se dje ajo e drodhi muhabetin kur bëri paqe me Kiarën vetëm për të mbijetuar në lojë.
Ky i fundit u shpreh se i kishte thënë Efit që veprimi i saj ishte për lojë, por ajo ishte shprehur se nuk ishte lojë, por se ata janë mikesha.Sipas tij, nëse kjo nuk është lojë, atëherë ta marrë Kiarën e të dalë jashtë shtëpisë.
Bledi shprehu çudi për sjelljen e Efit dhe sipas tij, ato mund të kenë miqësi, por pajtimi nuk bëhet me kaq shumë shpejtësi, duke kaluar nga ekstremi në ekstrem.
Kristi u shpreh se ato kishin një histori të pa sqaruar jashtë, ndaj ndodhi ai debat mes tyre.
Kujtojmë se debati mes dy mikeshave lindi pasi Efi komentoi jashtë shtëpisë një veprim që shkaktoi debat në primë mes dyshes Luiz dhe Kiara, në mbështetje të këtij të fundit ajo ka marrë vëmendjen e dëshiruar.
Ndërkohë, me ironi dhe ngacmime provokative nisi kjo ditë mes Luizit dhe Kristit, ndërsa pak më vonë u bashkua edhe Efi.
Teksa një pjesë e banorëve ishin mbledhur në oborr, Kristi me kafe në dorë, iu bashkua atyre dhe u përpoq të ulej pranë të gjithëve, për të krijuar një rreth.
Luizi i foli atij me ironi dhe i kërkoi të spostohej, pasi aty ishte vendi i Efit. Ky i fundit zgjodhi ta injoroi dhe nuk iu përgjigj fare, duke u ulur në një vend tjetër.
Të shumta ishin provokimet që Luizi “hodhi” ndaj Kristit. Ai tha se nuk ia kishte marrë medja kurrë se do vinte një ditë që ai do kërkonte daljen e Kristit nga shtëpia.
Luizi madje i tha Ronaldos se ai po merr rolin që ka patur Armaldo në shtëpi, duke shkuar sa andej-këtej.
Ky i fundit u shpreh se Luizi dhe Kristi janë një, luajnë si ortakë dhe e duan fort njëri-tjetrin, pavarësisht ngacmimeve të tilla.
Në mesin e ngacmimeve, Efi i tha Luizit që ai të merret me të. Kristi nga ana tjetër, duke folur me ironi, i tha Luizit t’i japë Efit vëmendje sepse i mungon diçka e tillë.
Pavarësisht ngacmimeve, mes tyre nuk munguan as batutat. Kristi i tha Kiarës se Luizi ka kaluar mirë në shtëpi, pas daljes së saj, ndërsa ai duke folur me të qeshur, u shpreh se nuk ka patur ndonjëherë një partnere qerose.