Efi: Luizi i prapambetur, jam krenare që kam marrë pjesë në Për’puthen

Efi: Luizi i prapambetur, jam krenare që kam marrë pjesë në Për’puthen

April 27, 2023 0

Mes Luizit dhe Efit pati një përplasje të ashpër, pasi banorët panë një video të Luizit i cili shprehej që nuk do e donte një motër ose vajzë si Efi.

E ndërsa mbrëmjen e djeshme Efi ka diskutuar me Dean për sjelljen e Luizit kundrejt saj. Efi i ‘qahet’ Deas për Luizin: Është i prapambetur, si më tha ashtu për Përputhen!

Efi: Si tha ashtu se kam qenë te Përputhen, unë aty kam kaluar super mirë.

Dea: Ai është budalla do të kapet

Ajo u shpreh se ndihet shumë mirënjohëse pasi nga ai emision tani ka arritur të jetë pjesë e një formati tjetër si Big Brother.

Efi është e bindur që ajo do të shpallet fituese e këtij edicioni të dytë të Big Brother. Ajo u shpreh falenderuese ndaj programit “Përputhen”, një nga më të ndjekurit në televizionin Top Channel dhe në Shqipëri, pasi pa të, sipas Efit nuk do ishte sot aty ku është.

Duke biseduar me Qetsorin dhe Nitën ajo tha se është mirënjohëse për autoren dhe moderatoren e programit, ndërsa shtoi se është krenare që ka marrë pjesë në “Përputhen”.

Qetsori u shpreh se “Përputhen” është një program mjaft interesant dhe se mëson të rinjtë e të rejat se si të ndërveprojnë më njëri-tjetrin ballë për ballë dhe jo në telefon, siç ndodh rëndomë.

Ai shtoi se e ka ndjekur “Përputhen” dhe se e ka parë edhe sezonin, kur Efi ishte pjesë.