Egla Ceno flet për lojën në Big Brother: Nuk e kam bërë viktimën

Egla Ceno flet për lojën në Big Brother: Nuk e kam bërë viktimën

June 12, 2024 0

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP, Egla Ceno, ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Wake Up’.

Ajo ka folur për periudhën brenda dhe për situatat që kanë ndodhur në shtëpi gjatë 133 ditëve. Aktorja e njohur thotë se tani që ka parë videot, ka pasur më shumë kohë që t’i analizojë ngjarjet.

Ajo thotë se disa gjëra do i mendonte më ndryshe dhe se do të kërkonte më shumë llogari te banorët.

“Duke parë disa video, kam pasur kohë, po shoh qasjen time. Ka pasur raste kur unë kam neglizhuar. Unë kurrë nuk kam përdorur familjarët e të tjerëve. Luhej me fjalën edhe kur nuk ishte në konatacion siç përdorej”, u shpreh ajo.

Ceno mes tjerash theksoi: “Nuk e kam bërë viktimizimin”. Ajo u shpall fituese këtë vit duke marrë kështu plot 100 mijë euro.

revista.one/