Egla Ceno rrëfehet për lidhjen me ish-partnerin italian

Egla Ceno rrëfehet për lidhjen me ish-partnerin italian

June 5, 2024 0

Aktorja Egla Ceno u komentua mbi jetën e saj personale teksa ishte brenda “BBV”. Në rrjet qarkulluan lajme se ish-banorja ka qenë e martuar me një shtetas italian.

Për këtë ajo ka folur gjatë një interviste për “Fiks Fare”. Aktorja tha se lidhja me italianin është e kohërave të rinisë, duke treguar se tashmë nuk ka marrëdhënie me personin në fjalë.

“Italiani ishte në rini çuna.. Nuk ka më Carlo. Tani jam hedhur në Bullgari, me Dragoviç edhe pse radha ka shkuar tek molla e kuqe”-u shpreh Egla duke qeshur.

Nga ana tjetër fituesja e “BBV” tregoi se pas përfundimit të eksperiencës në këtë reality show do ti kushtojë kohë nënës së saj duke kaluar pushimet së bashku, ndërsa më pas do të merret me disa projekte.

Kujtojmë që vëllai i Eglës, Besi disa muaj më parë deklaroi që aktorja është martuar me shtetasin italian vetëm për të bërë letrat.

Kryefjala.com publikoi foton e dokumentit nga regjistri elektronik është i vitit 2008 pra deri në këtë datë Egla rezulton e martuar në gjendje civile me një djalë me emrin Françesko.

Ndonse nuk dihet nëse Egla vazhdon ende të jetë e martuar me letra.

revista.one/