Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin…
February 23, 2025Pas tensioneve të mbrëmshme, Egli dhe Rizarta janë parë duke biseduar në oborrin e shtëpisë, duke u përballur me pasojat e prishjes së sfidës nga Egli.
Rizarta, e cila ishte pjesë e së njëjtës skuadër me Eglin, e shprehu hapur pakënaqësinë e saj.
“Do të të vlerësoja shumë më shumë nëse do të kishe thënë që në fillim se nuk do ta bëje këtë sfidë”, i tha ajo Eglit, duke e akuzuar për qëllim të paramenduar në largimin e litarit.
Nga ana tjetër, Egli u mbrojt duke thënë se veproi vetëm për veten e saj dhe nuk mund të vazhdonte më.
Megjithatë, tensionet mes dy vajzave u shtuan kur Rizarta e cilësoi një situatë të mëparshme në banjë si një “gënjeshtër të madhe”.

Sipas Eglit, Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme, pasi është zgjedhur nga Gjesti për të ndarë krevatin me të.
Kjo ka bërë që Egli të mos shqetësohet për fatin e saj në lojë, ndërsa i kërkon Gertës të mos e dramatizojë situatën.
Egli ka shpjeguar se është e lodhur dhe nuk mund të vazhdojë më, duke theksuar se sonte nuk është në gjendje të vazhdojë sfidën.
“Nuk mundem më, nuk ju vij dot nga prapa, të paktën sonte jo”, është shprehur ajo.
Sa i përket Rizartës, Egli ka theksuar se ajo ka ardhur për të luajtur dhe nuk ka nevojë për mbrojtje.
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, tha Gerta wë debatoi me Eglin.

revista.one/