Egli: Gjesti nuk duhet ta fitojë BBVA 4 për shkak se është i papjekur emocionalisht, ka lënduar vajzat

Egli: Gjesti nuk duhet ta fitojë BBVA 4 për shkak se është i papjekur emocionalisht, ka lënduar vajzat

April 18, 2025 0

Në një provë mjaft të pazakontë për një natë finale, katër finalistët e Big Brother VIP Albania 4 janë vendosur dje përballë një sfide emocionale nga Vëllai i Madh: të japin opinionet e tyre për njëri-tjetrin dhe të shpjegojnë pse, sipas tyre, të tjerët nuk e meritojnë fitoren.

Egli, e cila ka krijuar një lidhje të afërt me Gjestin brenda shtëpisë, u shpreh me tone të drejtpërdrejta për të.

“Kontraditat që ka pasur nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve, absolutisht,” tha ajo, duke i vënë theksin mungesës së qëndrueshmërisë emocionale.

Ajo shtoi më tej: “Papjekuria emocionale për të kuptuar ndjesitë njerëzore, ndoshta nevoja për të qenë afër dikujt por mohimi i dikujt njëkohësisht që krijon një dilemë të madhe te dikush tjetër”. Sipas saj, Gjest ka treguar një sjellje që i ka shërbyer më shumë lojës sesa ndjeshmërisë ndaj të tjerëve.

“Fakti që mund të ketë cenuar disa vajza me epitete të papërshtatshme edhe kur nuk kanë pasur asnjë qëllim erotik kundrejt tij”, përmendi Egli, duke përfunduar se motivi i tij kryesor ka qenë arritja e fitores, pa marrë parasysh dëmin emocional që mund të ketë shkaktuar gjatë rrugës.

Kjo provë solli një dinamikë të re në prag të finales, duke zbuluar jo vetëm strategjitë, por edhe ndjenjat e përziera që finalistët kanë ndaj njëri-tjetrit.

revista.one/