Egli heq dorë përfundimisht nga Gjesti? Veprimi i ish-banores së BBV që tregon krizën mes tyre
May 25, 2025Egli ka hequr dorë përfundimishtë nga Gjesti, e këtë e ka bërë të ditur në një formë apo tjetër.
Ajo ka hequr nga instagrami edhe videon që kishte me Gjestin nga Big Brother.

Siç duket lidhja e çiftit po pëson krizë. Por si qëndron e vërteta mbetet të shihet ditëve në vazhdim.
Ndërkohë fansat priren të besojnë se ata janë bashkë. Në një fotografi të fundit të publikuar në rrjet, Gjesti është parë duke mbajtur një varëse me disa rruaza të varura në zinxhir.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është një rruazë e veçantë, ku duket qartë shkronja “E”. Ky detaj është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë simbolike dhe ndoshta dedikim i drejtpërdrejtë për Eglin, duke shtuar edhe më shumë aludimet për një romancë mes tyre.
Fansat besojnë se kjo është një mënyrë e heshtur e Gjesti për të konfirmuar ndjenjat e tij ndaj ish-banores së Big Brother VIP, me të cilën ka pasur një kimi të dukshme edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend.

revista.one/