Egli i rrëfen Danjës bisedën me Gjestin: Më tha që i mungoj dhe dëshiron të…
March 29, 2025Në orët e vona të natës, teksa banorët ishin duke fjetur, Egli dhe Danja u përfshinë në një bisedë të sinqertë në dhomën e gjumit.
Egli ndjeu nevojën t’i rrëfente Danjës për një diskutim të rëndësishëm që kishte pasur më herët me Gjestin, një bisedë që e kishte lënë të menduar.
Me një ton të qetë, por me emocione të dukshme, Egli nisi të tregonte: “Më tha se e di që nuk po veproj sipas ndjenjave të mia, por sipas asaj që logjikisht më duket e drejtë.
“Pastaj më tha: ‘Dua të rri me ty, të të përqafoj. Më ka marrë malli. Kam atë energjinë me ty që s’rri dot. Je i vetmi person këtu me të cilin kam ndarë gjithë lojën dhe planet e mia’”.
Danja e dëgjoi me vëmendje shoqen e saj, duke e kuptuar se fjalët e Gjestit kishin lënë një ndikim të fortë tek ajo.
Përtej lojës dhe strategjive, Egli po përballej me ndjenja të cilat nuk ishte e sigurt se si t’i menaxhonte.
Nga ana tjetër, Gjestin e kishin parë më parë duke i shprehur Eglit dëshirën për t’u afruar sërish dhe për të qenë si dikur.
Fjalët e tij dukeshin të sinqerta, por Egli mbetej e pavendosur për hapat që duhej të ndërmerrte.
Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli patën një bisedë të sinqertë, duke tentuar të qartësojnë marrëdhënien e tyre mes tensioneve të mëparshme.
Përkundër situatave të mëparshme të ngarkuara mes tyre, kësaj here dyshja u duk se po flisnin me qetësi. Në një moment, Gjesti i tha Eglit: “Dua të afrohem, të jemi si kemi qenë.”
Ky deklarim e bëri Eglin të reagojë menjëherë duke kërkuar sqarime: “Si?”
Gjesti e sqaroi dëshirën e tij me një përgjigje të drejtpërdrejtë: “Bashkë të jemi”.
Kjo i hapi rrugë një momenti edhe më të tensionuar, pasi Egli vijoi me pyetjen: “Të lidhur?” dhe Gjesti u përgjigj me siguri: “Unë të kam thënë që dua”.
Biseda mes tyre ka lënë të hapur shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e marrëdhënies së tyre në shtëpi dhe se si do të ndikojë kjo në dinamikën e lojës së BBVA.

revista.one/