Egli ngjall xhelozi tek këngëtaret e Kosovës, kritika për veshjen në interpretimin e “Mora fjalë”
July 21, 2025Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka ndezur debat të madh, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të disa prej artisteve nga Kosova. Nuk kuptohet motivi, nëse është patriotizëm, paragjykim apo xhelozi?
Pamjet tregojnë këngëtaren Egli Tako duke interpretuar këngën patriotike “Mora fjalë” të legjendës Shkurte Fejza, gjatë një performance në një klub nate, e veshur në një mënyrë që shumë e kanë cilësuar si të papërshtatshme për natyrën e këngës.
Reagimi më serioz erdhi nga këngëtarja Albina Kelmendi.
Albina, e ripostoi videon në rrjetet e saj sociale, duke e shoqëruar me komentin:
“M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën nëpërmjet një lidhjeje telefonike Albina Kelmendi ka sqaruar deklaratën ku ka shprehur hapur mospëlqimin ndaj një prej performancave të Egli Takos, e cila në një nga koncertet e saj, interpretoi këngën “Mora fjalë” të artistes Shkurte Fejza.

Rolando e pyeti se çfarë e shqetësoi më shumë Albinën që bëri këtë reagim, teksa mori edhe një përgjigje nga këngëtarja.
“Së pari më vjen keq që reagimi im është keqkuptuar në rrjetet sociale. Qëllimi im nuk ka qenë kurrë që të paragjykoj dikë dhe aq më pak ta sulmoj dikë për pamjen apo veshjen. Unë nuk njihem për këto gjëra dhe nuk i kam bërë kurrë në karrierën time sepse nuk më përkasin si natyrë”.
“E them me shumë respekt që nuk i ka hije një artisti që të sillet në këtë mënyrë. Nuk e kam zgjedhur që kjo rastësi të ndodhi me Egli Takon. Më vjen shumë keq, ja që ndodhi. Nuk po flas për të si person, por flas për veprimin që ndodhi publikisht. Kur e pashë videon ishte thjeshtë e papranueshme për mua si arstiste dhe si njeri që e do këtë vend dhe këto këngë me shpirt”.
Më tej ajo shtoi se: “Të dëgjosh këngën “Mora fjalë” me zërin e Shkurte Fejzës dhe një këngëtar që del në skenë dhe lëviz vetëm buzët, bën sikur po këndon është turp, sidomos kur bëhet fjalë për një këngë për një hero të Kosovës dhe vëmendja shkon tek ‘playback’-u dhe paraqitja e ekzagjeruar. Rrjetet e mia sociale ishin stërmbushur, nëse mendojnë se kërkoj famë përmes kësaj dhe iu prek idhulli disa fansave besoj se unë e kam dëshmuar që unë nuk jam pjesë e këtyre diskutimeve boshe. Nuk më interesojnë dramat, por kur e kalon çdo kufi dhe kur shkelet një këngë me aq peshë sigurisht që nuk mundem të hesht. Duhet t’i respektojmë edhe ata artist që kanë kënduar në kohë lufte, me shpirt dhe me lot e me rrezik mbi kokë. Për mua kjo pjesë nuk është normale”.
“Ndodhi që të ishte Egli, një rastësi. Nuk jam femër paragjykuese dhe nuk më pendon paraqitja e askujt se si vishet. Mua më acaron fakti që mund të kesh zgjedhur me ‘playback’, por jo në këtë mënyrë të lutem. A është normale të dalësh me ‘playback’ me një këngë si “Mora Fjalë”? A është normale të përdorësh zërin e Shkurte Fejzës sikur po këndon? Pa asnjë respekt për emocionin dhe historinë që ka kjo këngë”.
“‘Playback’-u në përgjithësi nuk është normal. Ka artistë që e kanë zgjedhur dhe publiku i do. Nuk është normale që një këngë për një hero të Kosovës të shndërrohet në show, për të marrë disa klikime dhe për të plotësuar minutazhin e koncertit”.
Ndër ata që reaguan publikisht ishte edhe këngëtarja Nita Latifi, e cila nuk i kurseu komentet kritike.
Ajo shkroi:“Hajde brekët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk është duke e kënduar këngën”.

Në një tjetër reagim që po qarkullon bashkë me videon, ndjekësit kanë përdorur tone sarkastike, duke shkruar:
“Adem Jashari dhe Shkurte Fejza, na falni. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke u kënduar në brekë.”
Megjithëse të shprehura me nje gjuhë të padenjë dhe pa respekt, komentet vënë në pah dy “shqetësime”: mungesën e autenticitetit dhe mosrespektimin e solemnitetit të këngës.
Duket sikur Egli kishte shkuar dhe po këndonte në nje repart ushtarak. Po liria artistike e Eglit a duhet respektuar? Egli është brez i ri dhe ka mënyrë e vet të interpretimit të artit.
Deri tani, Egli Tako nuk ka reaguar publikisht ndaj kritikave, por diskutimi vazhdon të zgjerohet në rrjet.
revista.one/