Egli Takos i vijnë trëndafila me parashutë, Xumi nevrikoset: Mbreti s’ulet para hienave

Egli Takos i vijnë trëndafila me parashutë, Xumi nevrikoset: Mbreti s’ulet para hienave

January 21, 2025 0

Një moment emocionues ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Egli Tako ka një një tufë trëndafilash të hedhur nga një parashutë që kishte ardhur direkt për të.

Teksa banorët po qëndronin në oborrin e shtëpisë, një parashutë ra nga qielli, duke sjellë për Egli-n një befasim të bukur: trëndafila të freskët dhe të bukur.

Ky gjest e ka lumturuar shumë Eglin, e cila ka mbledhur trëndafilat dhe i ka mbajtur me kujdes në duar, duke shfaqur një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Momenti ka qenë i veçantë për të, duke shtuar edhe më shumë emocionet dhe entuziazmin e saj në këtë edicion të spektaklit.

Nga ana tjetër, Xumi, një nga banorët e tjerë, është shfaqur tejet i tensionuar, pasi ka shprehur ndjenja për Eglin që nga fillimi i programit. Xumi ka ndier shqetësim për këtë moment, pasi Egli është afruar dhe ka krijuar një lidhje shumë të ngushtë me Gjestin, i cili ka qenë pranë Eglit gjatë gjithë kohës, duke e mbështetur dhe duke e përqafuar teksa ajo mblidhte trëndafilat.

E emocionuar, Egli përqafoi Gjestin i cili i thoshte: “T’a ha zemrën. Shumë emocionuese. T’a ha shpirtin”.

Nga ana tjetër Rozana bënte ironi me Xumin të cilit i drejtohej: “Hajde merr pak famë. Ulu, ulu se nuk është droni jot, ulu”.

Ndërkohë Xumi i kundërpërgjigjet: “Mbreti ulet vetëm në fron. Mbreti nuk ulet para hienave”.

revista.one/