Einxhel takon babain: E kishim lënë të takoheshim në finale

Einxhel takon babain: E kishim lënë të takoheshim në finale

February 18, 2022 0

Einxhel Shkira njëra prej katër finalisteve të spektaklit Big Brother VIP ka takuar sonte babain.

Ajo është shquar si një prej femrave më luftarake të këtij edicioni, teksa e quajti gjatë finales së BBV rrugëtimin e saj në këtë aventurë si një rrugëtim jo të lehtë.

Në finalen e madhe, ajo është befasuar me një vizitë nga babai i saj, piktori Muzafer Shkira, i cili ka thënë fjalët më të mira dhe të lavdishme për suksesin e vajzës së tij.

Madje ai tha se Enxhi gjeti dashurinë e saj nga Kosova, për DJ Dagz.

Einxhel: E kishim lënë të takoheshim në finale.

Babai i Einxhel: Jam shumë krenare për ty, i shkove deri në fund. Të uroj më të mirat, gjete dhe dashurinë . More një dashuri shumë të bukur, atë prej Kosove. Ti erdhe në finale edhe për dashurinë tënde. Sot je e kompletuar të uroj shumë suksese, sepse për ty sot fillon gjithçka.

revista.one/