“Ejllat”/ Të dashuruar dhe më të lumtur me Luna Mari

“Ejllat”/ Të dashuruar dhe më të lumtur me Luna Mari

August 21, 2024 0

Çifti i njohur dhe shumë i dashur i showbizzit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë postuar përsëri ditën e sotme foto me vajzën e tyre Luna Mari.

Që nga ardhja në jetë e të voglës dyshja kanë qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe nuk kanë nguruar t’u tregojnë ndjekësve herë pas here Lunën teksa rritet e shëndeshme me dy prindërit.

Në foto shihet çifti teksa mbajnë në krahë vajzën dhe duken shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit.

Vetë moderatorja Kiara Tito ka zgjedhur ta etiketojë postimin me mbishkrimin “Ejllat”.

Kujtojmë që dyshja e famshme filliuan një romancë dashurie brenda shtëpisë së Big-Brother Vip. Ata e kurorëzuan lidjen e tyre në martesë në finale e atij edicioni ku Luizi u shpall edhe fitues.