Eksploziv makinës së ish-kandidatit për deputet në Bulqizë, arrestohet i vëllai

Eksploziv makinës së ish-kandidatit për deputet në Bulqizë, arrestohet i vëllai

August 28, 2021 0

Identifikohet dhe arrestohet autori i ngjarjes së  ndodhur mesnatën e datës 27.08.2021, ku  automjetit të shtetasit Elton Debreshit, iu vendos një sasi e vogël lënde plasëse.

Sipas policise bëhet fjalë për vëllanë e Elton Debreshit, Alfred Debreshi 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip ‘Mercedez Benz’,  në pronësi të vëllait të tij shtetasit E. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në fshatin Dushaj në lagjja “Kodra e Danit”. Mjeti tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, ishte parkuar në banesën e këtij të fundit.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, Elton Debreshi kandidoi i pavarur, por nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur deputet në parlamentin e ri.

Më herët, Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ka reaguar lidhur me shpërthimin me eksploziv në makinën e kryetarit të kësaj sindikate, Elton Debreshi.

“Sot arritën te tritoli. Mafiozët, oligarkët dhe pushtetarët që na marrin kromin duan të na marrin edhe jetën nëse themi të vërtetën dhe mbrojmë të drejtat tona.Po ne nuk heshtim. Ne nuk ndalemi”, deklaronte sindikata.

revista.one/