Ekzekutimi i 25-vjeçarit në Vlorë, Xhuljan Bullari dyshohet se u qëllua me 2 plumba në kokë nga pasagjeri

Ekzekutimi i 25-vjeçarit në Vlorë, Xhuljan Bullari dyshohet se u qëllua me 2 plumba në kokë nga pasagjeri

August 22, 2021 0

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e Xhuljan Bullarit në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti.

Ka dyshime që 25-vjeçari u qëllua për vdekje me dy plumba në kokë nga pasagjeri. Po ashtu mësohet se policia e Vlorës në lidhje me ngjarje ka shoqëruar 10 persona.

Trupi i pajetë i 25-vjeçarit u gjet nga kalimtarët e rastit, brenda makinës së tij Fiat Punto me targa TR 3437 R. Viktima është gjetur dje pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë të Vlorës, në një rrugë dytësore. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa po hetohet rreth konflikteve që mund të ketë pasur i riu.

Xhuljan Bullari nuk është emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2018 ishte arrestuar për dhënie ndihmë të emigrantëve të paligjshëm sirianë, ku u kap bashkë me një të ri tjetër duke transportuar 7 shtetas sirianë.

Mbetet i paharruar momenti kur babai i Xhuljano Bullarit mësoi vrasjen e të birit. Ndodh rrallë, por ai e mësoi gjatë transmetimit live. 

Një ditë më pas ai është shprehur se i biri është larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18:00-19:00 të pasdites, si zakonisht për të pirë kafe.

“Nuk e dija që kishte konflikte, priste të ikte në Gjermani te i vëllai, pasi donte të largohej nga Shqipëria. Më herët ka bërë 2.5 vite burg për dhënie ndihme në kalim të paligshëm të kufirit. Pasi ishte arrestuar në Fier. Nuk kishte asgjë që ta lidhte me Vlorën”, është shprehur ai.

revista.one/