“Elhaidi më pëlqente”, Beniada dhe Paloma bisedojnë për meshkujt në Big Brother VIP

“Elhaidi më pëlqente”, Beniada dhe Paloma bisedojnë për meshkujt në Big Brother VIP

October 18, 2021 0

Qëndrimi i Elhaid Cufit në shtëpinë e Big Brother VIP nuk ishte i gjatë, por ish-konkurrenti lidhi marrëdhënie mjaft të mira me banorët e tjerë.

Cufi vazhdon dhe komentohet nga banorët, dhe e fundit ka qenë Beniada, e cila teksa po bisedonte me Palomën tha se as Donaldin dhe as Arditin nuk i sheh si opsione për të kaluar marrëdhënien në një fazë të re.

‘’Unë nuk jam sipërfaqësore, unë shoh karakterin. Për shembull, dua të them që me Elhaidin kam pasur një tërheqje nga ana e temperamentit dhe tipit që ai kishte”,- u shpreh Beniada.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother” bëri mjaft bujë deklarata e tij, ku u shpreh se ka tradhtuar.

“Po kam tradhtuar një herë, të flasim sinqerisht. Faktikisht ishim në fund të lidhjes edhe jo se ishte konsumuar si lidhje po dëshironim t’i jepnim një drejtim pasi ishte duke u bërë toksike. Kishim 2 vite lidhje dhe erdhi një moment që nuk shihnim të ardhme bashkë. Shihja që nuk ishte në rregull as nga pala tjetër, kisha dyshimet e mia dhe po më vrisnin.”, rrëfeu Elhaidi në një bisedë me Monikën.

revista.one/