Elia Zaharia reagon për herë të parë pas divorcit me Princ Lekën

Elia Zaharia reagon për herë të parë pas divorcit me Princ Lekën

January 16, 2024 0

Pas Princ Lekës që konfirmoi zyrtarisht ndarjen nga bashkëshortja, ka reaguar edhe Elia Zaharia, e cila konfimron se ka nisur procedurat ligjore të divorcit.

“Miq dhe dashamirës, Më duhet tju komunikoj që sot filluam proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkërisht të kërkojmë zyrtarizmin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje!

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!

Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!

Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”, shkruan ajo.

Ndërkohë oborri mbretëror konfirmoi se çifti do të nise procedurat e divorcit, pasi martesa tashme e kishte humbur funksionin e saj.

Ndodhur përballë faktit të prishjes së martesës, ndonëse trashëgimtar i familjes mbretërore, Princ Leka do të vijojë procedurat e divorcit sipas legjislacionit shqiptar.

“Kjo është një ngjarje e re për Shqipërinë. Por pavarësisht situatës së protokollit të tyre ata do t’i drejtohen instrumentave ligjorë që funskionojnë në shtetin e Shqipërisë, siç është gjykata. Para se të shkojnë të gjykata nëse kanë dakordësi me njëri-tjetrin, shkojnë me një akt marrëveshje te noteri që shprehin vullnetin e tyre si do ndajnë pasurinë e vënë pas martesës dhe përgjegjësinë prindërore të fëmijës. Nëse kanë zgjedhur këtë mënyrë, është më e thjeshtë dhe procedura zgjat më pak. Nëse i drejtohen gjykatës secili në hesap të vet, atëherë do vijojnë me procedurat gjyqësore që nis me seancën e parë që është ajo e pajtimit, gjyqtari është i detyruar të respektojë kodin e familjes”, tha avokati Bledar Meminaj.

revista.one/