Brikena apo Gimbo? Cilin nga dy banorët eliminoi televotimi i Big Brother VIP 5
March 18, 2026Gimbo është banori që u eliminua këtë të martë nga Big Brother VIP 5. Prej më shumë se 50 ditësh, Gimbo ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por aventura e tij erdhi drejt fundit.
Ai ishte në një nominim kokë më kokë me Brikenën, pasi nuk mundi të shpëtonte në televotimin e të shtunës, ku ishin pjesë edhe Selin me Mateon.
Gimbo është banori që u eliminua këtë të martë nga Big Brother VIP 5. Prej më shumë se 50 ditësh, Gimbo ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por aventura e tij erdhi drejt fundit.
Ai ishte në një nominim kokë më kokë me Brikenën, pasi nuk mundi të shpëtonte në televotimin e të shtunës, ku ishin pjesë edhe Selin me Mateon.
Nga ana tjetër, Brikena u rikthye në shtëpi dhe do të ketë mundësinë për të vazhduar garën për Çmimin e Madh.
Banori u emocionua në momentin kur nëna e tij erdhi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo u takua me banorin, me këtë të fundit që nuk i mbajti dot lotët, ndërsa ajo kishte sjellë edhe një tufë me lule për Selin.
“Nuk më ka mërzitur për asgjë. Është shumë mirë. Kur e pashë që u martua, mirë që nuk më doli zemra nga vendi. Lulet i kam sjellë për nusen”, u shpreh nëna e Gimbos.
Më pas, ajo u takua edhe me Selin, e cila e pyeti: “Po unë, a të kam mërzitur?”.

Ndersa Brikena u surprizua nga babai i saj, i cili me anë të një lidhje telefonike, foli pas shumë kohësh me të bijën.
Je shumë e fortë. Bravo. Jemi shumë krenarë me ty. Më vjen keq që nuk të takoj dot sot. Të gjithë jemi mirë. Të gjithë jemi shumë krenarë me ty. Forca ‘amore’. Të do babi shumë. Vetëm përpara. I ke ngjarë babit me karakter. Ju përshëndes të gjithëve. Jeni të mrekullueshëm. Edhe Mateon e përshëndes”, tha babai i Brikenës.
Nga ana tjetër, banorja iu përgjigj: “Për mua këto fjalë janë sikur të fitoj Big Brother-in. të dua shumë. Më fal nëse të kam mërzitur. Jeni krenaria ime. Dua vetëm t’ju bëj krenare dhe të ndiheni mirë”.

Këtë të martë u rikthye zinxhiri i shpëtimit, me Mirin si lider që duhet ta fillonte.
Zinxhiri vijoi në këtë mënyrë: Miri-Edisa-Juela-Brikena-Mateo-Shëndrit-Mal-Stenaldo-Nikol-Selin-Artani
Katër të fundit, Stenaldo, Nikol, Selin dhe Artani i janë bashkuar në televotim Rogertit, i cili ndodhet në nominim të përhershëm. Me pyetjen “Kë doni të shpëtoni?”, njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë të shtunën.
revista.one/


