Elsa Lila rrëfen për periudhën që kaloi në burg: Aty edhe kanë përdhunuar
March 27, 2024Elsa Lila, njëra nga banoret e fermës VIP, ka folur së fundmi për qëndrimin e saj në burg pas arrestimit në shtetin italian.
Këngëtarja e njohur shqiptare ka treguar se gratë vuanin nga analfabetizmi dhe se u lexonte libra.
Një kërkesë që gratë e burgosura ia bënin artistes ishte gjithashtu që të llogariste kohën se kur ato do të liroheshin.
“Asnjë nuk të jep përgjigje përveç avokatit tënd. Unë e dija që do dilja se s’kishte mundësi ajo punë. Dita ditës prisja emrin. Dhe ashtu ndodhi”, tha ajo.
E njëjta shtoi: “Më është dhimbsur (një e burgosur) se kur unë ia bëra llogarinë ishte prill 2022 dhe asaj i binte shtator 2024 që të dilte, gëzoi”.
Albano Bogdo e pyeti nëse aty kishte gra të dhunshme, gjersa një përgjigje e Lilës nuk mungoi.
“Po, kishte. Sa të duash kishte. Aty dhe kanë përdhunuar”.
revista.one/