Elvis Pupa braktis emisionin e Kiara  Titos/ Albi Nako: Pa dinjitet! Jora: Është keqkuptuar

Elvis Pupa braktis emisionin e Kiara Titos/ Albi Nako: Pa dinjitet! Jora: Është keqkuptuar

November 19, 2023 0

Elvis Pupa, që u eliminua nga gara të premten, anuloi në minutën e fundit ardhjen e tij në “Dancing With The Stars Fan Club”.

Moderatorja Kiara Tito njoftoi se në moment të fundit, Elvisi refuzoi ftesën, ndërsa që e pranishme në studio ishte partnerja e tij, Jora. Sipas saj, ka një arsye pse aktori mungon.

“Visi e ka një arsye pse nuk është sot këtu, por ai e di më mirë. Unë isha partnerja e Visit. Do të doja shumë që ta kishim mbyllur garën bashkë. Jam këtu për të folur për rrugëtimin tonë”.

Ndërsa opinionisti Albi Nako u shpreh se Visi nuk u tregua serioz dhe profesionist.

“Jora thotë ka një arsye. Edhe unë rashë nga kati i dytë sot me gjithë dollap, por erdha. Eci duke çaluar. E shoh Visin të kompleksuar edhe nga situata e së premtes, në mënyrën si bëri kërcimin, si u mbyll nata. Visi është artist dhe e njeh televizionin. Nga mosardhja sot, e shoh shumë të frustruar. Mund të kishte ardhur sot. Të kishte justifikuar situatën me një ndjesë për ditën e premte dhe kaq”.

Teksa doli në “dance off” me Eni Shehun, Visi zgjodhi të mos kërcente, por të qëndronte me një gotë ujë në dorë, gjatë kohës që balerina kërcente, veprim që u pa si mungesë respekti. Por, për Jorën, Elvisi është keqkuptuar.

“Unë mendoj që është keqkuptuar pak. Visi është shumë pozitiv dhe dashamirës. Unë mendoj se Visi është aq artist sa di t’i kontrollojë emocionet shumë mirë”.

Elvis Pupa ka mbyllur rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars” pas shtatë javësh në garë.

Konkurrenti nuk arriti të marrë votat e jurisë, pasi mbeti në fazën e fundit të garës me Eni Shehun.

Duke qenë më pak i votuari për sonte, për shkak të performancës së dobët si pasojë e problemeve shëndetësore (virozat e stinës), konkurrenti u eliminua.

Ky vendim u duk sikur u prit me pozitivitet nga Elvis Pupa, që vijoi të bënte batuta gjatë gjithë kohës. Poe nuk munguan as falenderimet.

“Falenderoj të gjithë ata që na kanë ndjekur, jurinë, balerinët dhe ata që na kanë mbështetur. Për mua ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. E kam shijuar në formën time”, tha aktori.

revista.one/