Ema Andrea “thumbon” Ilnisën për marrëdhënie sek*uale me Meritonin, reagon vëllai i saj
April 9, 2024Ema Andrea e ftuar në Breaking ka diskutuar në lidhje me statusin që ka kryer në rrjete sociale, për dënimin e marrëdhënieve seksuale që kryen në publik.
Postimi i saj ka marrë shumë vëmendje, ndërsa ka sjellë reagime edhe nga vëllai i Ilnisës, ish-banores së Big Brother Vip, e cila kur u pyet nëse ka kryer marrëdhënie seksuale në shtëpi me Meritonin, zgjodhi të mos përgjigjet, por të buzëqeshë.
Aktorja shkruan në InstaStory: “Kodi Penal/ Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në vende publike ose në vende të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.”
Në një lidhje live Ema sqaron se postimi i saj nuk ka lidhje me asnjë person publik në veçanti, ndërsa ka edhe një përgjigje për vëllain e Ilnisës,
“Kanë marrë një story tim, që unë nëse do kisha një adresim nuk kam frikë të bëj tag, nuk kam frikë ta konsideroj personit që i drejtohet. Nuk ka asnjë lidhje pse unë e kam postuar atë InstaStory. Më vjen keq që për çdo delir që çdo status i dikujt qenka i lidhur me një emision televiziv. Nuk ka lidhje, nëse do kishte nuk kam as frikë as turp ta pranoj. Nuk kam ndër mend të sqaroj askënd çfarë bëj unë në rrjetet e mija sociale. Unë nuk luftoj për të qenë e famshme, luftoj për të qenë e dobishme. Nëse duan të merrem me mua, shkruaj çdo ditë për gjëra të rëndësishme”, tha aktorja, ndërsa tregon se si erdhi postimi në Isntagram.
“Ka kohë që me agjenci kombëtare jam pranë të rinjve për t’i edukuar kundër abuzimeve seksuale. Një nga pjesët që ndajmë me ta është edhe Kodi Penal. Kur kthehem para disa ditësh nga shfaqja në Instagram që përveç penetrimit gjithçka tjetër e pashë, dhe ishte pjesë e një Instagrami. Kjo më ka tronditur sepse hedh poshtë punën time dhe shumë të tjerëve”, thotë ajo.
Për postimin e Kevin në rrjete sociale “Meqë aktorëve iu duket vetja juristë, të lexojnë mirë kodin penal”, Ema tha: “Nuk hyj fare me këto reagime, një vëlla që mbron motrën. E kuptoj pse reagon, nuk kam ç’ti them vetëm se e kuptoj si motër dhe si vëlla. Mos të kenë punë me mua se unë nuk kam punë me ta.”
Ndërkohë, Ilnisa Agolli ishte të diel e ftuar në FunClub, ku foli për disa situata dhe çështje brenda shtëpisë dhe sesi u gjet sot jashtë, një ditë pas eliminimit.
Një pyetje që trazoi rrjetin, u përmend edhe në studio, kur Ronaldo i tha se nuk ka asgjë të keqe që të bësh s*ks brenda shtëpisë, duke shtuar se nuk pret që ajo t’i përgjigjet.
Ilnisa zgjodhi të mos përgjigjet, por të buzëqeshë dhe të vijojë më tej bisedën në tema të tjera.
revista.one/