Emina Çunmulaj feston ditëlindjen mes VIP-ave të Hollywood

Emina Çunmulaj feston ditëlindjen mes VIP-ave të Hollywood

September 13, 2024 0

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj ka festuar 40-vjetorin e saj.

E rrethuar nga partneri dhe miqtë më të ngushtë, Emina shkëlqeu gjatë gjithë mbrëmjes me elegancën e saj. Në mesin e të ftuarve ishin edhe emra të njohur me famë botërore, si këngëtari Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij, modelja Nadia Ferreira.

Në këtë ditë të veçantë Emina kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi chic, që theksonte hijeshinë e saj, ndërsa flokët e drejta dhe buzët e kuqe e plotësonin dukjen e saj klasike dhe tërheqëse.

Kështu, Emina hyn në dekadën e saj të pestë me të njëjtën hijeshi që vitet, në vend ta zbehin, e kanë forcuar më tej.

Ndërsa në një video që shpërndau, Emina bëri humor me numrat. Në video, ajo ngatërron treshin me katrën, duke krijuar një moment të këndshëm dhe të qeshur. Ky gjestikulacion tregon se, edhe në momentet më serioze, Emina di si të qëndrojë me humor dhe pozitivitet.

Në fund të videos, Emina shfaqet e rrethuar nga tre fëmijët e saj, dy vajzat dhe djali i vogël, të cilët e mbushin me dashuri dhe përqafime. Kjo skenë e mrekullueshme tregon se përveç karrierës së saj të suksesshme si modele, ajo është një nënë e përkushtuar dhe e dashur.

revista.one/