Enisa e “Për’puthen” merr vajzën 5-vjeçe në takim, plas sherri…
February 8, 2024Enisa ka zgjedhur që në takimin e radhës në Për’puthen të marrë dhe vajzën e saj 5-vjeçare me vete, pasi nuk kishte ku ta linte.
Kjo nuk u prit fare mirë nga Kastro i cili me tone të larta, përpiqet t’i shpjegojë Enisës se ka bërë diçka të gabuar. Kështu nisi një debat i fuqishëm mes Kastros dhe Nedës, ku kjo e fundit i dha mbështetjen e plotë Enisës.
Kastro: I thoshe produksionit mirupafshim, shtyje takimin.
Neda: Ai djali është dy metra, ka mjekër në fytyrë, e vendos vetë, ai tha ok, mbaroi historia. Nuk e ka ai problem që doli në takim, do e kemi ne?
Kastro: Ajo fëmijën po e përdor. Po e imponon, për çfarë do të dalë një grua me një fëmijë të vogël në takim. Unë edhe nëse do kisha qejf ta çoja në krevat, nuk e çoj më.
Enisa: Jam lodhur nga mentaliteti gjashtë muaj, a je këtu a s’je. Që kur kam hyrë këtu mos Enisa se mentaliteti këtu, mos Enisa se mentaliteti atje. Smë intereson mentaliteti juaj fare.
Kastro: Në këtë moment nuk po diskutojmë për mentalitetin por për fëmijët. Nuk ka lidhje mentaliteti.
Neda: Mos bërtit. Po lere mo se është fëmija e vet, bën çfarë të dojë, boll se ka kufi, jeta e vetë, e di kokrra e qejfit të saj se çfarë bën me fëmijën e vetë dhe boll mos e ngri më zërin, se je burrë ngre zërin dhe nuk dëgjohesh.
Kastro: Nuk dua ta ul. Ik o motër mos rri më këtu, ik bëj jetën tënde sesa merresh me këta.
Neda: Ka gjashtë muaj dhe është bërë telef kjo goca mo. Vazhdon merremi me gocën e Enisës. Të bëjmë pak pushim Megi se nuk është normale kjo punë. Hajde Enisa dil një çik. Do më bërtasësh dhe mua që kam lënë gocën e sëmurë në shtëpi? Do më ngresh dhe mua zërin se po punojmë?
Kastro: Çfarë lidhje ka, askush nuk e kuptoi se ku e kisha unë.
revista.one/