Epshi i mbretit spanjoll ishte kthyer në problem shtetëror, ja çfarë zgjidhje u gjet

Epshi i mbretit spanjoll ishte kthyer në problem shtetëror, ja çfarë zgjidhje u gjet

October 23, 2021 0

Ish-mbretit spanjoll Juan Carlos iu injektuan hormone femërore për të kontrolluar dëshirën e tij seksuale të shfrenuar, ka pohuar në mënyrë sensacionale një ish shef policie në një seancë parlamentare.

Jose Manuel Villarejo tha gjithashtu se ish-monarkut të turpëruar, që tani jeton në një hotel luksoz në Abu Dhabi, iu dhanë bllokues të testosteronit nga shërbimi sekret spanjoll pasi libidoja e tij u kategorizua si ‘problem shtetëror’. Villarejo, një ish-komisar i policisë spanjolle aktualisht në gjyq për një rast shantazhi, ka rrëfyer problemin e mbretit.

Filantropistja danezo-gjermane Corinna Larsen, këngëtarja spanjolle Sara Montiel, guvernanca belge Liliane Sartiau dhe princesha italiane Maria Gabriela de Savoya janë vetëm disa nga femrat që ai përflitet se ka shtruar në shtrat përveç gruas së tij, Mbretëreshës Sofia.

Megjithatë, lajmet për libidon legjendare të ish-mbretit të turpëruar nuk janë të reja. Kjo pasi një autor spanjoll dhe historian ushtarak Amadeo Martinez Ingles shkroi një libër të titulluar “Juan Carlos: Mbreti i 5000 dashnoreve”, duke grumbulluar prova të historisë së tij seksuale dhe duke e pikturuar mbretin si një të varur nga seksi.

Villarejo, i cili është akuzuar se ka spiunuar dhe punuar për të diskredituar disa prej politikanëve të profilit të lartë të Spanjës si një figurë kyçe në ‘politikën e e vendit, këmbënguli gjithashtu se atij iu kërkua të hiqte qafe dokumentet mjekësore që do të kishin vërtetuar mjekimin.

Ai mohoi të ketë qenë i përfshirë në përpjekjet për të vënë nën kontroll dëshirën seksuale të Juan Carlos dhe tha se e mori vesh nga Corinna Larsen, një ish-dashnore e ish-monarkut që tani jeton në Londër. Larsen, e njohur gjithashtu si Corinna zu Sayn-Wittgenstein, 57 vjeç, kishte një lidhje me monarkun 83-vjeçar, i cili është i martuar me mbretëreshën Sofia, 82 vjeç, midis 2004 dhe 2009.

Skandalet e ish-mbretit shpërthyen para një viti. Largimi i ish-mbretit nga vendi erdhi në një kohë kur shpërtheu afera e korrupsionit në familjen mbretërore. Juan është larguar me të dashurën e tij të 40 viteve dhe po qëndron në suitën presidenciale 10,000-euro nata në Abu Dhabi.

E dashura sekrete e ish-mbretit ende nuk është emëruar, por historiani spanjoll Amadeo Martinez Ingles ka shkruar rreth saj.

Në atë kohë, revista spanjolle Lecturas shkruante:

“Mbreti nuk është vetëm. Mikesha e tij besnike e 40 viteve është me të. Ajo është personi që i fal gjithçka, e shoqëron dhe e mbështet gjithmonë. Ata kanë kaluar gjithçka bashkë dhe do të kalojnë të ardhmen dorë për dore. Juan Carlos, i cili ka qenë mjaft kurajoz në raste të tjera, tashmë duhet të shfaqet publikisht me të, ai i detyrohet kaq asaj ashtu si dhe ne.”

revista.one/